Rritet numri i fëmijëve që punojnë

19.03.2015 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rritet numri i fëmijëve që punojnë

Qindra fëmijë në Kosovë pretendohet se kryejnë punë të rënda. Shumë prej tyre detyrohen të kërkojnë lëmoshë. Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se çdo vit rritet numri i kësaj dukurie, e që më pas evidentohen edhe fëmijët.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se derisa në gjashtë mujorin e parë të vitit 2013, janë identifikuar 93 fëmijë në rrugë, që kryejnë punë të rënda apo kërkim lëmoshe, në periudhën e njëjtë të vitit 2014, janë evidentuar 224 fëmijë.

“Policia e Kosovës, konform autorizimeve ligjore dhe kapaciteteve që ka, vazhdimisht ndërmerr masa në trajtimin sa më adekuat të rasteve te tilla, sipas ligjeve te aplikueshme dhe duke bashkëpunuar edhe me akterët tjerë relevantë”.

Zoti Hoxha ka shtuar se “fëmijët mund të jenë viktima potenciale të krimit dhe trafikimit, dhe parandalimi i këtyre dukurive duhet të jetë prioritet edhe i institucioneve tjera relevante, që merren me trajtimin e kësaj problematike”.

Zyrtarë nga Minsitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë e Kosovës, kanë bërë të ditur se Qendra për Punë Sociale bën identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në nevojë.

Selvete Krasniqi, nga kjo ministri, shpjegon…

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, harton politika për këtë kategori, derisa Qendra për Punë Sociale bën identifikimin dhe menaxhimin e rasteve”.

“Në të gjitha komunat e Kosovës, ekzistojnë qendrat për punë sociale që bëjnë identifikimin e rasteve dhe në bazë të secilit rast, në veçanti japin shërbime. Varësisht prej rastit, jipet asistencë sociale; për fëmijët që nuk shkojnë në shkollë, kujdesemi për rikthim e tyre; fëmijët që kanë nevojë për trajtim mjekësor, referohen në Qendra të Mjekësisë Familjare”, ka theksuar zonja Krasniqi.

Ndërkaq, Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve, (KOMF), thotë se në Kosovë nuk ka statistika të sakta se sa fëmijë punojnë punë të rënda.

“Për fëmijët e përshirë në punë të rënda në nivel të Kosovës, nuk ka statistikë zyrtare të publikuar. Statistikat që jepen në fund të vitit, janë nga organizata joqeveritare, por që nuk përfshijnë të gjithë fëmijët që kryejnë punë të rënda, derisa më së shumti identifikohen fëmijët që dalin në rrugë për kërkim lëmoshe”, ka shtuar Kelmendi.

Zoti Hoxha, thekson se ka vështirësi për largimin e fëmijëve nga rruga.

“Gjatë viteve të fundit, nga ana e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me institucione tjera, janë ndërmarrë një varg aktivitetesh për largimin e lëmoshë-kërkuesve nga rruga dhe janë organizuar fushata të ndryshme në dekurajimin e qytetarëve, që të mos u japin të holla personave të tillë, megjithatë kjo dukuri ende po vazhdon të jetë si diçka e zakontë”.

Zonja Kelmendi, shton se në Kosovë nuk ka buxhet të mjaftueshëm të ndarë për fëmijët që kanë nevojë për mbështetje institucionale.

“Një ndër pikat kritike që ne e kemi ngritur, ka qenë mungesa e buxhetit në komuna për mbrojtjen e fëmijëve në përgjithësi, por që do të përfitonin edhe fëmijët e përfshirë në punë të rënda. Gjithashtu kemi edhe mungesë të resurseve njerëzore, në mënyrë që të përballojnë ofrimin e shërbimeve për fëmijët e përfshirë në punë të rënda”.

“Gjendja në Kosovë e fëmijëve nuk është e mirë. Kjo çështje kërkon mbrojtje të menjëhershme”.

Sidoqoftë, sipas zyrtarëve që merren me të drejtat e fëmijëve, një pjesë e madhe e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë janë nga vendet e rajonit, kryesisht nga Shqipëria. /REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Seks në park në mes të ditës, ja si reagojnë kalimtarët (VIDEO +18)

Seks në park në mes të ditës, ja si reagojnë kalimtarët (VIDEO +18)

Kosova në zonën e tërmeteve – ndërtimet e dobëta rrezikojnë Prishtinën

Shërimi i malaries tani mund të bëhet me një dozë të vetme

Shërimi i malaries tani mund të bëhet me një dozë të vetme

Maliqi: Demarkacioni u tërhoq për faj të Listës Serbe

Maliqi: Demarkacioni u tërhoq për faj të Listës Serbe

Neki-Rashicës: Krejt Kosova është me ty (Foto)

Neki-Rashicës: Krejt Kosova është me ty (Foto)

Një vit nga marrëveshja që e bllokoi shtetin

Një vit nga marrëveshja që e bllokoi shtetin

Vetëvendosje po mobilizon qytetarët për protestën e 1 shtatorit

Vetëvendosje po mobilizon qytetarët për protestën e 1 shtatorit

Policia dhe Doganat konfiskojnë rroba të falsifikuara me vlerë 200 mijë Euro, pesë të arrestuar

Policia dhe Doganat konfiskojnë rroba të falsifikuara me vlerë 200 mijë Euro, pesë të arrestuar

Fabregas transferohet në Real Madrid? (Foto)

Fabregas transferohet në Real Madrid? (Foto)

Mesazhet e vizitës së Bidenit në Kosovë

Mesazhet e vizitës së Bidenit në Kosovë

Në Velekincë të Gjilanit një serb i Pasjanit ka filluar ta dëmtojë xhaminë (VIDEO)

Në Velekincë të Gjilanit një serb i Pasjanit ka filluar ta dëmtojë xhaminë (VIDEO)

Rritet numri i aksidenteve tragjike, 59 të vdekur brenda gjashtë muajve

Rritet numri i aksidenteve tragjike, 59 të vdekur brenda gjashtë muajve

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin

Hoxhaj numëron kërcënimet me të cilat përballet Ballkani

Hoxhaj numëron kërcënimet me të cilat përballet Ballkani

Ndalohen librat nga Serbia – Organizatori i Panairit: Qeveria e Kosovës represive

Ndalohen librat nga Serbia – Organizatori i Panairit: Qeveria e Kosovës represive