Bota & Rajoni

Rritet në 41 numri i viktimave të sulmit në Stamboll

29.06.2016 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rritet në 41 numri i viktimave të sulmit në Stamboll

Të shtëna armësh, britma dhe shpërthime kanë tronditur Aeroportin Ataturk të Stambollit, të martën mbrëma. Tre terroristë, të armatosur me bomba, kanë vrarë së paku 41 veta dhe kanë plagosur mbi 230 të tjerë, konfirmoi guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin.

“Foshnja të vogla qanin, njerëzit bërtisnin, xhamat thyheshin dhe gjaku mbuloi dyshemenë. Ishte kaos, traumë”, tha Diana Eltner, 29 vjeçe, e cila udhëtonte nga Cyrihu, përmes Stambollit, për në Vietnam.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se grupi militant Shteti Islamik dyshohet se ka kryer sulmin, por përgjegjësinë për të, deri më tash, nuk e ka marrë askush.

“Gjetjet e forcave tona të sigurisë thonë se ky sulm terrorist është kryer nga grupi militant Shteti Islamik. Mirëpo, pavarësisht këtyre të dhënave, hetimet vazhdojnë. Aeroporti është hapur për trafikun ajror nga orët e para të mëngjesit dhe tani është kthyer në normalitet”, tha Yildirim.

Pamjet nga terminali ndërkombëtar i aeroportit, ku edhe ka ndodhur sulmi, tregonin trupa të mbuluara me çarçafë dhe valixhe të braktisura.

“Ka pasur shumë gjak në tokë. Çdo gjë është ndarë në copa”, tha i përlotur Hevin Zini, 12 vjeç, i cili udhëtonte me familjen e tij nga Dyzeldorfi i Gjermanisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se sulmi duhet të shërbejë si pikë kthese në luftën globale kundër terrorizmit.

“Bombat që kanë shpërthyer në Stamboll, mund të kenë shpërthyer në çdo aeroport në secilin qytet të botës”, tha Erdogan.

Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi sulmin si “të urryer”, duke thënë se Amerika mbetet “e palëkundur në mbështetjen për Turqinë”.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, tha se “sulmi ka qenë brutal”.

Kremlini po ashtu i ka shprehur ngushëllime Turqisë, duke thënë se sulmet në Aeroportin Ataturk “janë vetëm edhe një rikujtim për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër kërcënimit të përbashkët – terrorizmit”.

Nga tre sulmuesit në aeroport, dy kanë qenë në terminalin ndërkombëtar, ndërsa terroristi i tretë në parkingun pranë. Të tre ata kanë shpërthyer jelekë vetëvrasës.

Pozicioni i Stambollit, që lidh Evropën dhe Azinë, e ka bërë Aeropotin Ataturk, më të madhin në Turqi, një qendër kryesore tranziti për udhëtarët në gjithë botën. Në mesin e shtetasve të huaj të vrarë në sulm janë: pesë nga Arabia Saudite, dy nga Iraku dhe nga një nga Kina, Jordania, Tunizia, Uzbekistanit, Irani dhe Ukraina.

Turqia është tronditur nga një seri e sulmeve me bomba gjatë vitit të kaluar. Turqia merr pjesë në fushatat e sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe atyre kurdë.

Si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik, Turqia i lejon avionët e koalicionit të fluturojnë nga territori i saj.

Dhe, që nga vera e kaluar, shteti turk ka rinisur armiqësitë me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, grup i militantëve kurdë.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka qenë në luftë me Qeverinë turke për dekada të tëra dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, transmeton rel.

Ataturku është aeroporti i tretë më i ngarkuar në Evropë, pas atij Heathrow të Londrës dhe Charles de Gaulle të Parisit. Mbi 61 milionë pasagjerë kanë udhëtuar përmes tij vitin e kaluar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Vuçiç është një partner i vështirë”, pse sipas Ramës  “Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ide e tmerrshme

“Vuçiç është një partner i vështirë”, pse sipas Ramës “Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ide e tmerrshme

Plagoset një person në Pejë, policia e dy prokurorë dalin në vendin e ngjarjes

Plagoset një person në Pejë, policia e dy prokurorë dalin në vendin e ngjarjes

Gjini: Nuk kërkojmë nga Kurti përfshirjen e AAK-së në Qeveri, vetëm kemi kërkesa për të mirën e qytetarëve si pranimi i gazit amerikan

Gjini: Nuk kërkojmë nga Kurti përfshirjen e AAK-së në Qeveri, vetëm kemi kërkesa për të mirën e qytetarëve si pranimi i gazit amerikan

Ministrja serbe: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja serbe: Po të kisha qenë në vend të Millosheviqit, do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit

Mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro, vetëm gjatë këtij viti mbi 17 milionë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro, vetëm gjatë këtij viti mbi 17 milionë

Trump: ShBA duhet të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit dhe të paguhet për këtë

Trump: ShBA duhet të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit dhe të paguhet për këtë

KPK dorëzon në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

KPK dorëzon në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie, rrethohet me gardh metalik

Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie, rrethohet me gardh metalik

Aktakuzë ndaj një oficeri korrektues në Dubravë për marrje të ryshfetit

Aktakuzë ndaj një oficeri korrektues në Dubravë për marrje të ryshfetit

Gjini takohet me ambasadoren e Izraelit: Marrëdhëniet me ta janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne

Gjini takohet me ambasadoren e Izraelit: Marrëdhëniet me ta janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë

Brukseli e emëron gjermanin Dirk Schübel Përfaqësues Special për Kosovë