RrGGK kërkon dënim për asamblistin e LDK-së

10.03.2016 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përmes një komunikate për media dënon ashpër sjelljet e asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, i cili dje u raportua se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 13 vjeçare.

RrGGK vlerëson se ngacmimi seksual është një akt që duhet të dënohet sipas ligjeve në fuqi, e në veçanti duhet të trajtohet me seriozitet të shtuar kur viktimë e kësaj vepre të kundërligjshme janë fëmijët.

RrGGK thotë se përjetimi i ngacmimit seksual lë pasoja të rënda në mirëqenien e viktimës, ndërsa tek viktimat e mitura kjo mund të ndikoj në izolimin e tyre nga frika e ngacmimit, duke i lënë ata/ato edhe jashtë proceseve mësimore dhe aktiviteteve tjera sociale.

RrGGK çmon lartë intervenimin e duhur nga ana e policisë dhe të prokurorisë në marrjen e masave për këtë rast, duke shpresuar që drejtësia do të bëjë punën e duhur në dënim të deputetit në fjalë, dhe se pozita e tij nuk do të implikojë procedurat e hetimit dhe të dënimit, në rast se ai do të shpallet fajtor.

Disa javë më parë RrGGK tregon se ka publikuar raportin “Ngacmimi seksual në Kosovë ”, të dhënat e të cilit tregojnë se 48.5% e kosovarëve kanë përjetuar ngacmim seksual, ndërsa prej tyre 64.1% ishin gra dhe vajza.

“RrGGK inkurajon të gjithë personat që kanë përjetuar ngacmim seksual apo që janë dëshmitarë të rasteve të ngacmimit seksual, të kërkojnë ndihmë tek institucionet relevante. Për të ndihmuar qytetaret/ët në adresimin e ngacmimit seksual, RrGGK në bashkëpunim me organizatën anëtare Girls Coding Kosova dhe Open Data Kosovo dy javë më parë lansuan aplikacionin “EcShlirë” i cili mund të shkarkohet në telefonat android. Ngacmimin seksual mund ta raportoni edhe në Policinë e Kosovës përmes thirrjes telefonike në numrin e telefonit 192”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e RrGGK-së, përmenden edhe ligjet të cilat e dënojnë ngacmimin seksual, siç është: Kushtetuta e Kosovës, Kodi Penal i Kosovës, Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligji i Kosovës për Barazi Gjinore, Ligji i Kosovës për Shërbyesit Civil, Ligji i Punës i Kosovës, Ligji për Rendin dhe Qetësinë Publike.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi