RRGGK: Besës duhet t’i vijë turp

27.10.2015 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
RRGGK: Besës duhet t’i vijë turp

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së deputetës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri se fjalët e përdorura nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën parlamentare të së premtës mbrëma mund të falen pasi që “ai është burrë”.

Sipas RrGGK, si një grua deputete, zonjës Gaxherri, duhet t’i vijë turp që toleron, në vend se të dënojë fjalorin diskriminues të përdorur ndaj grave në parlament.

Ja reagimi i plotë i RrGGK:

RrGGK dënon faktin që gratë deputete tolerojnë fjalorin diskriminues në Kuvendin e Kosovës

Mbrëmë, në emisionin InfoMagazine në KLAN Kosova, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e
LDK-së, Besa Gaxherri tha që fjalët e përdorura nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në
seancën parlamentare të së premtës mbrëma mund të falen pasi që “ai është burrë”.

Si një grua deputete, zn. Gaxherri, duhet t’i vijë turp që toleron, në vend se të dënojë fjalorin diskriminues të përdorur ndaj grave në parlament.

Së pari, z. Veseli ka shkelur Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës të cilën ai e ka për detyrë
ta zbatojë në pajtim me Nenin 41. Në vend që të sigurohet për mbajtjen e rendit, ai bëri “sjellje të
pahijshme dhe të patolerueshme”, përdori “gjuhë jo-parlamentare” dhe më saktësisht përdori “gjuhë
ofenduese” ndaj grave. Më tutje, ai ka shkelur Ligjin kundër Diskriminimit (2015) dhe më specifikisht Ligjin për Barazi Gjinore (2015) duke shkaktuar “diskriminim” gjinor: “kur një individ trajtohet në mënyrë më pak të favorshme për shkak të gjinisë”.

Duke arsyetuar veprimet e tij “sepse ai është burrë”, zn. Gaxherri ka pranuar përfshirjen e z. Veseli në
diskriminim të drejtëpërdrejtë gjinor, duke shkelur kështu ligjet e Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit të
Republikës së Kosovës.

Së dyti, tolerimi i sjelljes diskriminuese të burrave, bën që sjellja e tillë të vazhdojë duke e konsideruar
atë si të pranueshme. Si një grua deputete, zn. Gaxherri ka një përgjegjësi edhe më të madhe që të dënojë diskriminimin gjinor kurdo që shfaqet. Me tolerimin e deklaratës së tij, ajo po nënvlerëson edhe aftësitë e veta dhe të grave të tjera për të udhëhequr, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për përhapjen e diskriminimit gjinor që nënvlerëson pozitën e grave si udhëheqëse politike.

Në bëjmë thirrje për të gjithë deputetët që të përcjellin Rregulloren e Kuvendit dhe të zbatojnë ligjet e
Kosovës, duke mos përdorur fjalor diskriminues apo duke mos përkrahur personat që e bëjnë një gjë të
tillë.

Më tutje, ne inkurajojmë fuqishëm Grupin e Grave Deputete që të dalin me një reagim publik kundër
diskriminimit gjinor dhe çfarëdo lloji të justifikimit të diskriminimeve të tilla gjinore që shkelin ligjet e
Kosovës.

Nëse Grupi i Grave Deputete nuk reagon, atëherë me mosreagimin e tyre ato tolerojnë
diskriminimin gjinor, që nënvlerëson pozitën e tyre si gra udhëheqëse, si dhe mundësitë që gratë të
udhëheqin në të ardhmen.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara