Rrethimi i Gazës, Arabia Saudite i kërkon Shqipërisë të ndikojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

E publikuar: 14/10/2023 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Edi Rama

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal Bin Farhan, i ka kërkuar Shqipërisë që të ushtrojë ndikimin e saj në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuar për të larguar ushtrinë izraelite që ka rrethuar Gazan pas nisjes së luftës me Hamasin.

Ministri arab zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, me të cilin bisedoi për situatën në Gaza dhe si duhet trajtuar ndërkombëtarisht kjo çështje.

Nga Arabia Saudite, Shqipërisë dhe Maltës, si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB, ju kërkua që të luajnë rol të rëndësishëm për përfundimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe heqjen e rrethimit nga këto forca.

Ushtria e Izraelit ka hyrë në Gaza dhe po e mban të rrethuar prej dy ditësh. Izraeli i ka bërë thirrje popullsisë civile në Gaza që të largohet para se të nisë mësymjen ndaj Hamasit në këtë zonë.