Ekonomi

Rreth 900 punëkërkues, përfitues të subvencionimit të pagave

13.05.2016 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rreth 900 punëkërkues, përfitues të subvencionimit të pagave

Rreth 860 është numri i punëkërkuesve të sektorit privat që kanë përfituar nga programi për subvencionimin e pagave nga Qeveria e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, thonë zyrtarë qeveritarë.

Programi për subvencionimin e pagave, që ka filluar të zbatohet nga fillimi i vitit të kaluar, ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve, të cilët ofrojnë mundësi punësimi për qytetarët e pa punë, të cilët janë të regjistruar në zyrat komunale të punësimit.

Programi nënkupton pagesën e së paku 50 për qind të pagave për punëtorët e rinj, për një periudhë 6, 9 ose 12 muaj, shuma e së cilës nuk mund të jetë më e lartë se paga minimale në Kosovë.

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se programi është duke u zbatuar dhe se nga ai kanë përfituar tashmë një numër i konsiderueshëm i personave.

“Gjatë vitit 2015, numri i punëkërkuesve të cilët kanë përfituar nga program i subvencionimit të pagave është 484 punëkërkues, prej tyre 222 femra. Kurse prej fillimit të këtij viti e deri më sot (e premte) numri i përfituesve nga ky program është 304 persona, prej tyre 81 femra. Ndërkaq, 60 të tjerë kanë përfituar në Komunën e Vitisë, projekt ky që përkrahet nga Ministria e Punës, Komuna e Vitisë dhe organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Hajzeraj.

Me gjithë rëndësinë e këtij programi, përfaqësues të komunitetit të biznesit e konsiderojnë të vogël numrin e përfituesve.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se situata e kompanive private nuk është e lakmueshme dhe nevoja për mbështetje financiare nga institucionet shtetërore është e domosdoshme.

Sipas tij, përveç subvencionimit të pagave, autoritetet kompetente duhet që të gjejnë edhe forma tjera për ndihmë komunitetit të biznesit në mënyrë që të rritet numri i punësimit.

“Ky numër është tepër i vogël,tepër i limituar në krahasim më kërkesat dhe nevojat e tregut. Më të vërtet operatorët ekonomik kanë shumë nevojë për ndihmën e institucioneve shtetërore”, ka thënë Shahini.

Në anën tjëtër, Rita Hajzeraj tregon se interesimi i kompanive për këtë program nuk është i vogël, kurse përfituesit më të mëdhenj janë punëtorë në sektorin e shëndetësisë dhe ndërtimtarisë.

“Interesimi i kompanive është jashtëzakonisht i madh, pasi participimi bëhet gjysmë për gjysmë. Do të thotë 50 për qind të pagës e financon kompania private, kurse pjesën tjetër e financojnë donatorët tonë që i kemi në bashkëpunim më Ministrinë. Kurse profesionet, i kemi të gjitha, por një numër më i madh vërehet tek sektori i ndërtimtarisë dhe i shëndetësisë”, ka thënë Hajzeraj, raporton rel.

Në programin për subvencionimin e pagës, që bashkë-financohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), mund të aplikojnë të gjitha bizneset që veprojnë në Kosovë dhe te gjitha llojet e aktiviteteve ekonomike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

KMShK lanson web-faqen e re, tashmë online në adresën e re

KMShK lanson web-faqen e re, tashmë online në adresën e re

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët