Rreth 520 mijë qytetarë presin falje të borxheve

12.02.2016 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Reth 520 mijë vlerësohet të jetë numri i qytetarëve të Kosovës që kanë borxh ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike me një vlerë monetare rreth 680 milionë euro.

Qeveria tashmë ka vendosur t’ua falë këto borgje qytetarëve dhe institucioneve shtetërore. Edhe pse sipas zyrtarëve të Ministrisë se Financave , raporti përfundimtar për shumën e borxheve do të publikohet javën e ardhshme.

Për faljen e borxheve, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në muajin shkurt të vitit të kaluar, kurse në muajin shtator ishte miratuar Ligji për Faljen e Borxheve Publike, me anë të të cilit përcaktohen kriteret dhe procedurat për faljen e borxheve publike për personat fizik dhe juridik deri më 31 dhjetor të vitit 2008.

Agim Dibrani, këshilltar i ministrit të Financave, për Radion Evropa e Lirë, thotë se komisioni ka hartuar listat e obligueseve të cilët lirohen nga borxhet për periudhat e caktuara.

“Paraprakisht, çdo qytetar i Kosovës duhet të aplikojë në institucionet përkatëse. Ne në këtë drejtim kemi bërë punë shumë të mirë edhe në nivelet lokale, mirëpo pjesa me ndërmarrjet publike merr një kohë më të gjatë. Brenda afatit të caktuar do të dalim edhe më shifrat përfundimtare”, tha Dibrani.

Dibrani thotë se vetëm në Korporatën Energjetikë të Kosovës borxhi llogaritet të jetë rreth 362 milion euro.

Por, sipas zyrtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, borxhi i konsumatorëve ndaj kësaj korporate është rreth 255 milionë euro.

Kjo korporatë tashmë ka dërguar në Distribucionin e Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), listat e 63 mijë konsumatorëve për fshirjen e borxheve me automatizëm, me një vlerë prej rreth 25 milionë euro, ndërkaq kanë mbetur edhe 170 mijë konsumatorë më 230 milionë euro.

Ndryshe, Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv për Shërbimet në Korporatën Energjetike të Kosovës, thotë se kjo kompani ka publikuar listat e borxhlinjve kurse komisioni i formuar bën shqyrtimin e të gjitha ankesave eventuale.

Sipas tij, borxhlinjtë më të mëdhenj janë konsumatorët e amvisërisë.

“Pjesa më e madhe e borxhit i takon konsumatorëve të amvisërisë, pastaj bizneset për shkak të strukturës se tyre, kurse industria pothuajse është zero”.

Dibrani ka deklaruar se afati ligjor për të aplikuar për faljen e borxheve është muaji tetor i këtij viti.

“Ligji është në fuqi deri më 2 tetor të vitit 2016. Deri në atë kohë qytetarët mund të aplikojnë . Mirëpo duhet të kenë kujdes që në këtë periudhë sa më herët të shkojnë dhe të aplikojnë në ato institucione ku janë borxhlinjë, në mënyrë që të realizojnë të drejtën e tyre”, tha Dibrani.

Nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, sipas ligjit në fuqi përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit: të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014./REL

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre