Rreth 20 familje nga Kosova duan të jetojnë në Siri

26.01.2016 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rreth 20 familje nga Kosova duan të jetojnë në Siri

Krahas shkuarjes së rreth 300 qytetarëve nga Kosova në luftërat e huaja në Siri e Irak, për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të shpallura si terroriste, interesim për të udhëtuar dhe jetuar në ato vende kanë shprehur edhe disa familje nga Kosova.

Kështu kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në Drejtorinë kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës thonë se janë duke punuar aktualisht në identifikimin, parandalimin dhe hetimin e rasteve të tilla të dyshuara.

Shefi i Inteligjencës në Drejtorinë Kundër Terrorizmit, Blerim Rama tha se deri më tash janë identifikuar rreth njëzet familje që kanë dashur të shkojnë në Siri dhe Irak.

“Nuk është numri i madh i cili është duke tentuar të shkojë, por në krahasim me vitet 2013/2014, kur personat kanë shkuar me qëllim të luftimit, tash ka ndryshuar pak ky organizim dhe tash janë të interesuar të shkojnë bashkë me familje, gjë që është shqetësuese nëse shkojnë”.

“Dihet se nga Siria po ikin shumë fëmijë, pleq dhe gra, kurse nga Kosova jo numër i madh tentojnë të shkojnë atje me gra dhe fëmijë. Në vitin 2015 ka qenë një numër nën njëzetë”, tha Rama.

Që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste, në Siri dhe Irak, është rreth 300 syresh.

Rreth 50 prej tyre janë deklaruar të vrarë gjatë luftimeve atje.

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti Kundër Terrorizmit, u ka bërë thirrje institucioneve, organizatave të ndryshme dhe të gjitha familjeve që të jenë të kujdesshme dhe të mbrojnë të afërmit e tyre që të mos bien pre e propagandave të ndryshme për të shkuar në Siri apo Irak.

“Policia e Kosovës është e orientuar në identifikim të personave të cilët kanë për synim të jenë pjesë në zonën e konfliktit në Siri apo Irak, përkatësisht të jenë pjesë e organizatave tash të shpallura terroriste IS apo Al-Nusra”, tha Rama.

Institucionet e Kosovës kanë miratuar Ligjin me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja. Po ashtu, Kosova ka edhe “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, tha për Radion Evropa se vetëm me ligj dhe strategji nuk ndalohet përhapja e një ideologjie të tillë ekstremiste.

Ramadani thotë se joshja e të rinjve dhe familjeve për t’ju bashkuar grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak është një nga problemet kryesore që duhet të përballet shteti dhe shoqëria në tërësi.

“Ky është problem i theksuar në dy faktorë; atë që quhet faktor shtytës dhe faktor tërheqës… problemi në Kosovë ka të bëjë edhe me faktorët shtytës, që kryesisht kanë të bëjnë me nivelin e keq të qeverisjes, numrin e madh të rasteve të njerëzve në varfëri dhe po ashtu edhe në uljen e kushteve të jetesës, pra kriza politike edhe kriza shoqërore në tërësi”.

“Definitivisht edhe niveli i lartë i korrupsionit është në mesin e faktorëve shtytës, ku sidomos të rinjtë dhe familjet e reja, që u mungon perspektiva [kanë interesim për ato vende]”, tha Ramadani.

Në një përgjigje me shkrim nga Prokuroria Speciale e Kosovës për Radion Evropa Lirë, thonë se “gjatë viteve 2014-2015 janë pranuar 57 raste me 226 persona, të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të terrorizmit”.

“Prej tyre, 16 raste me 29 persona janë në fazën preliminare të hetimeve. Po ashtu gjatë viteve 2014-2015 janë zhvilluar hetimet ndaj 190 personave, janë ngritur aktakuza kundër 62 personave”.

Prokuroria ka treguar po ashtu se janë pezulluar hetimet ndaj 39 personave, kurse janë pushuar hetimet ndaj 21 personave, dhe është hedhur një kallëzim penal ndaj 1 personi, derisa ndaj 3 të miturve është bërë propozimi për shqiptimin e masës edukative.

Në fillim të këtij viti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Policia e Kosovës pati arrestuar dy persona, nën dyshimin për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Policia ka thënë se për një vit, deri në një vit e gjysmë, dy personat e arrestuar dyshohen të kenë qenë pjesë e të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri dhe Irak, transmeton rel.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy shtetasve të Kosovës, të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së