Rreshteri 20 vjeçar vret veten pasi masakroi kolegen dhe i varrosi trupin në pyll

E publikuar: 03/07/2020 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dyshuari kryesor në vrasjen makabre të ushtarakes së bazës Fort Hood, Vanessa Guillen është identifikuar si ushtari 20-vjeçar që kreu vetëvrasje disa orë pas zbulimit të trupit të saj.

Autoritetet ushtarake amerikane thanë se rreshteri Aaron David Robinson u arratis nga baza e Fort Hood në Texas, SHBA, të martën para se të mund të arrestohej nga hetuesit ushtarakë, ndërsa vrau veten mëngjesin e të mërkurës kur zyrtarët e kishin zbuluar se ku ndodhej.

Gjithashtu 22 vjeçarja Cecily Aguilar, bashkëshorte e një ushtraku të Fort Hood, është arrestuar si e dyshuar se ka ndihmuar Robinson për zhdukjen e trupit të Guillen. Ajo përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtore dhe $250,000 gjobë.

Agjenti Special Damon Phelps tha në konferencën e shtypi se po hetohen lidhjet e Robinson me Guillen, të cilët megjithse ishin pjestarë të bazës së Fort Hood, nuk punonin në afërsi me njëri-tjetrin.

Agjenti refuzoi pretendimet e familjarëve të Guillen se ajo ishte ngacmuar seksualisht nga rreshteri. 20 vjeçarja Guillen ishte parë e gjallë herën e fundit në bazën e Texas më 22 prill, kur i kishte thënë familjes së po ngacmohej nga rreshteri Robinson.

Avokati i familjes Guillen thotë se vajza u vra me një çekiç brenda bazës, dhe më pas trupi i saj u copëtua dhe u fsheh në beton.

Sipas raportimeve Robinson e Aguilar bashkëpunuan për të copëtuar trupin e 20 vjeçares dhe kishin tentuar ta digjnin.

Guillen raportohet se ishte ankuar te eprori i saj oficer për ngacmimet e Robinson por ai ishte përgjigjur se nuk ishte në linjën e tij të kompetencave.

Mbetjet e trupit të saj ishin dëmtuar aq shumë sa fytyra e saj nuk mund të përdorej për matje të kockave apo konfirmim të të dhënave dentare.
Pjesë trupore të Guillen ishin fshehur në zonën pyjore pranë lumit Leon River./tch/

Aaron David Robinson ushtari 20-vjeçar që kreu vetëvrasje disa orë pas zbulimit të trupit të saj.
22 vjeçarja Cecily Aguilar, bashkëshorte e një ushtraku të Fort Hood, është arrestuar si e dyshuar se ka ndihmuar Robinson për zhdukjen e trupit

Pjesë trupore të Guillen ishin fshehur në zonën pyjore pranë lumit Leon River.

Mbetjet e trupit të saj ishin dëmtuar aq shumë sa fytyra e saj nuk mund të përdorej për matje të kockave apo konfirmim të të dhënave dentare.

Morta e viktimes tha se kur kishte shkuar ne baze pas zhdukjes se saj, Robinson i kishte qeshur ne fytyre.

20 vjeçarja Guillen i kishte thënë familjes së po ngacmohej nga rreshteri Robinson.