RRENCI! Kjo ishte pyetja e vetme që iu bë Gjuriqit brenda në autoblindën e Policisë së Kosovës

E publikuar: 27/03/2018 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në një konferencë për media ka folur për herë të parë publikisht pas arrestimit dhe dëbimit nga Kosova të hënën.

Në linjën e njëjtë të politikanëve nga Beogradi, Gjuriq tha një sërë gënjeshtrash për sjelljet e forcave të sigurisë. Sipas tij, gjatë rrugës nga veriu për Prishtinë, policët vazhdimisht kanë kënduar dhe e kanë provokuar.

“Tentuan të më poshtërojnë dhe vazhdimisht më godisnin, bënin shaka dhe tentonin me këtë të më frikësonin duke më mbajtur një kallashnikov në bark. Njëri madje më kërcënoi me thikë, por ajo çfarë dua t’u them se gjatë asaj kohe deri në Prishtinë këndonin. Më nxorën më pas nga vetura më lanë në një bodrum dhe dua t’u them se nuk kishte asnjë thirrje nga Beogradi dhe kjo mbaroi. Jam krenar me serbët që nuk u dorëzuan dhe nuk do të dorëzohen. Serbët nga Kosova dhe Serbia do të luftojnë për atë që është e drejta e tyre”, është shprehur Gjuriq.

Ndërsa, krejtësisht ndryshe po del të jetë e vërteta. Gjatë rrugëtimit nga veriu i Mitrovicës për në Prishtinë ai është pyetur nga forcat e PK-së se a ka nevojë për ndonjë ndihmë.

Indeksonline mëson se pjesëtarët e NJSI-së kishin bërë vetëm një pyetje: “A keni nevojë për ujë ose ndonjë ndihmë tjetër”. Ndërsa përgjigja e tij ishte e prerë: NE “JO”. /Indeksonline/

TEMA