Bota & Rajoni

Rrëfimi prekës i shqiptares që i vranë burrin në Itali: Nuk mund të jetojmë gjithë jetën me lëmoshë

12.09.2016 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rrëfimi prekës i shqiptares që i vranë burrin në Itali: Nuk mund të jetojmë gjithë jetën me lëmoshë

Pak muaj më parë Petrit Nikolli, shqiptari me banim në Itali u vra afër shtëpisë së tij, ndërsa djali i tij i vogël tashmë mban emrin e të atit, të cilin nuk e njohu kurrë.
Ai lindi në 23 gusht, ndërkohë që të atin e ekzekutuan shqiptarët më 25 maj, pas një sherri për nder.

Pak muaj pas vrasjes së Petrit ‘Piero’ Nikolli, para një restoranti buzë detit, e veja e tij, Linda Fusha Nikolli, që ishte shtatzënë dhe pa me sytë e saj ekzekutimin e burrit, solli një jetë një djalë.

Ethan Piero Nikolli është fëmija i katërt i çiftit shqiptar, e s’do ta njohë kurrë babanë. “I vogli na solli pak buzëqeshje në shtëpinë tonë, pas një dhimbjeje aq të madhe” thotë Linda. Ajo tregon se mungesa e të shoqit është shumë e fortë dhe do të mbetet përjetë.

Vajza e madhe dhe im shoq, thotë ajo, ia kishin zgjedhur emrin, që kur morën vesh se ishte djalë. Ai do të quhej Ethan. Por, pas asaj që ndodhi ne donim të gjithë që Petritin ta kishim të gjallë dhe i vumë emrin e tij djalit.

Piero Nikolli, 42 vjeë u vra nga krushqit, pasi guxoi të ndihmonte mbesën e tij të re, e cila trajtohej si skllave në atë familje. Ata nuk e toleruan dhe e quajtën një vrasje për nder. mediat italiane u mbushën aso kohe me tituj të tillë si ‘nderi lahet me gjak’.

Linda shpreson që autorët të mos dalin më kurrë nga burgu. “Ata e vranë tim shoq me armë pas shpine, afër zemrës” tha ajo.

Si ia dilni tani për të jetuar? Pyetja shton dhimbjen e gruas. “Tani vazhdojmë të mbahemi me ndihmat që na japin familjarë, të njohur, miq e shokë, kisha dhe shkolla ku mësojnë fëmijët”- thotë ajo.

“I falënderoj me zemër, po nuk mund të vazhdojmë të rrojmë me lëmosha. Ndihma më e madhe që pres është një punë, që të mund ta mbaj vetë familjen. Mundësisht paradite, që të kem mundësi që pasdite të rri me fëmijët, por nëse nuk gjej nuk ka rëndësi, do pranoj çfarëdo të jetë”, thotë ajo për mediat italiane.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje