Rrëfimi i kosovarit të penduar që luftoi në Siri (Video)

12.10.2015 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rrëfimi i kosovarit të penduar që luftoi në Siri (Video)

Mosha e tij sillet rreth të 30-ave, ndërsa 15 vjet pas luftës në Kosovë, ai ka përjetuar edhe një tjetër luftë, raporton KTV.

Thotë se shkoi në luftën e madhe që po zhvillohet në Lindjen e Mesme i ndikuar tërësisht nga propaganda që shpërndahet nëpërmjet internetit.

U nis që të mbrojë civilët, gratë dhe fëmijët, imazhet e të cilëve i shihte çdo ditë nëpër faqe të ndryshme.

Nuk pranon të japë asnjë detaj rreth organizimit të udhëtimit të tij nga Kosova dhe nuk pranon të tregojë nëse para se të nisej kishte dëgjuar ligjërata nga persona të caktuar në ambiente të caktuar.

Po ashtu nuk tregon shumë rreth organizimit të grupeve që pa atje, ngase thotë se nuk ishte në zonë ku luftohej.

Por me të arritur në Siri e kishte vërejtur se diçka nuk është në rregull dhe nuk e gjeti kauzën për të cilën u nis.

E pa që atje po zhvillohej një luftë tjetër, ajo mes grupeve të ndryshme që zakonisht synojnë shtimin e kontrollit në zona.

Gjatë tërë kohës së bisedës sonë me të insiston se ishte viktimë e propagandës virtuale dhe se është penduar menjëherë.

Ai e di se është vonë për pendim dhe mund të përballet me dënim të ashpër për veprën e bërë, por e mundon edhe një tjetër fakt.

Po t’i jepej mundësia të shkojë sërish, a do ta bënte prapë një gjë të tillë?

Ai ka një ëndërr që kanë edhe shumë të rinj të tjerë në Kosovë. Kërkon atë që në një shtet të zhvilluar normalisht është e drejtë legjitime, e që ky person nuk e ka pasur kurrë.

Mbi të gjitha një nga faktorët që vazhdon ta mbajë të dëshpëruar vazhdimisht, është gjendja e rëndë sociale në të cilën jeton, e ka pak shpresë të dalë nga andej.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara