Bartësi i listës te “Koalicioni për Familjen”, Eman Rrahmani, deklaroi se nën udhëheqjen e tij do të ndalen financimet për projektet e organizatave qeveritare që merren me promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTI.
“Nuk do të marrin asnjëherë më financime prej buxhetit të Republikës së Kosovës, prej kontributit të qytetarëve të Kosovës, dhe ato mjete do të shkojnë te nënat, gjyshet për ngritje të pensioneve.” – u shpreh Rrahmani në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook.