Ronaldo nuk stërvitë me skuadrën, rrezikon ndeshjen me Napolin

E publikuar: 27/02/2019 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka pasur një problem në kyçin e këmbës dhe do të futet në teste për të kuptuar shkallën e lëndimit,

Lajmi është konfirmuar nga Juventusi dhe gjasat që ai të mungojë ndaj Napolit janë të mëdha.

Klubi e ka konfirmuar me një deklaratë për media, ku kanë treguar që Douglas Costa dhe Ronaldo kanë stërvitur të ndarë nga skuadra.

Testimet për këmbën do të bëhen sot dhe nesër, për ta kuptuar pastaj se a do të jetë në gjendje të luajë në fundjavë.

Lëndimi është marr në ndeshje me Bolognan.

Ronaldo . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Emre Can dhe Miralem Pjanic kanë stërvitur rregullisht, ndërsa Sami Khedira është në pushim shkaku i operacionit në zemër.

Juventusi luan si mysafirë i Napolit të dielën nga ora 20:30. /Telegrafi/