Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka bërë të ditur se sot e ka provuar me biçikletë shtegun e ri të ndërtuar në Pejë.
Kështu bëri të ditur përmes platformës ”X”.
”Së bashku me Gjeravica Alpine Ass. Provova shtegun e ri të biçikletave në Pejë.Rekomandohet shumë! Ajo ofron një rrugë piktoreske dhe të sigurt për çiklistët, duke inkurajuar aktivitetin në natyrë dhe transportin miqësor ndaj mjedisit.” – ka shkruar Rohde.
Është vendi i përsosur për të shijuar natyrën dhe për të qëndruar aktiv, ka shtuar më tutje ai.