Lajmet

Rizvanolli: 775 mijë euro investim për përmirësimin e furnizimit me ujë në fshatrat e Shalës

10.06.2026 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rizvanolli: 775 mijë euro investim për përmirësimin e furnizimit me ujë në fshatrat e Shalës

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për një investim prej 775 mijë eurosh që synon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e katër fshatrave të zonës së Shalës në Komunën e Mitrovicës.

Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka bërë të ditur se projekti po realizohet në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Mitrovicës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovica.

“Ministria e Ekonomisë, së bashku me Komunën e Mitrovicës dhe KRU Mitrovicën, po financon investimin prej 775 mijë euro për furnizim më të mirë me ujë për banorët e fshatrave të Shalës: Melenicë, Zjaq, Maxherë dhe Vllahi”, ka shkruar Rizvanolli.

Sipas saj, investimi do të realizohet përmes dy marrëveshjeve dhe do të përfshijë zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, ndërtimin e rezervuarëve dhe stacioneve të pompimit, si dhe shtrirjen e rrjetit në zonat ku nevoja për furnizim me ujë është më e madhe.

“Përmes dy marrëveshjeve, po mundësojmë zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, ndërtimin e rezervuarëve dhe stacioneve të pompimit, si dhe shtrirjen e ujësjellësit në zonat ku nevoja është e madhe”, ka theksuar ajo.

Ministrja në detyrë ka shtuar se projekti pritet të përmirësojë cilësinë e shërbimit dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë për qytetarët e këtyre fshatrave.

“Investimi do të sigurojë shërbim më cilësor, menaxhim më të mirë të presionit në rrjet dhe furnizim më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për qytetarët”, ka deklaruar Rizvanolli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë