Nga rivalë të ashpër në zgjedhjet lokale, AAK dhe PDK duket se po japin sinjale afrimi. Kjo u vu re në fotot e publikuara nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nga Kuvendi Zgjedhor i degës së AAK-së në Rahovec, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së PDK-së, dhe ish-kandidatibper kryetar te Rahovecit, Edon Cana, pavarësisht dallimeve tradicionale mes dy partive, shkruan Infosot.
Gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, dy partitë ishin kundërshtarë të fortë, por duket se përplasjet e dikurshme po zbuten, duke hapur rrugë për një klimë më bashkëpunuese.
Në këtë ngjarje që ishte një takim i brendshëm partiak, ku prania e një përfaqësuesi të PDK-së nuk kaloi pa u vënë re.
Në emër të cilit elektorat mori pjesë Cana kur dihet që mbështetësit e PDK-së tradicionalisht janë pozicionuar kundër AAK-së?
“Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Aleancës në Rahovec, delegatët i besuan mandatin e ardhshëm katërvjeçar në krye të degës kolegut tonë, Fatmir Iska”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj theksoi se Aleanca mbetet e bashkuar dhe e mobilizuar për sfidat e ardhshme.




















