Rishpallja e konkursit për rektor të UP-së, brenda ditësh

E publikuar: 09/03/2016 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Rishpallja e konkursit për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës pritet të shpallet brenda ditësh.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Ismet Salihu, edhe pse nuk ka dhënë datë të saktë për një gjë të tillë.

Megjithatë, Salihu ka thënë përmes telefonit për KosovaPress-in se konkursi do të shpallet brenda kësaj jave, ndërsa procedura për zgjedhjen e të parit të UP-së do të jetë e njëjtë sikur në herën e parë.

Rishpallja e konkursit pritet të bëhet pasi në zgjedhjet e përgjithshme, në raundin e parë, Bordi i UP-së nuk arriti ta zgjedh për rektor asnjërin nga katër kandidatët që kishin arritur në intervistë të premten e kaluar.