Rishikimi i Buxhetit për vitin 2016 diskutohet sot në Kuvendin e Maqedonisë

E publikuar: 19/09/2016 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të mbledhjes së 117-të, në kuvendin e Maqedonisë duhet të fillojë diskutimi për rishikimin e ri të Buxhetit për vitin 2016, që propozohet për t’u siguruar mjete për dëmshpërblim të plotë të dëmeve nga përmbytjet e 6 gushtit të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rishikim propozohen 35 milion euro shtesë për kompenzimin e plotë të dëmeve. Ky është rasti i dytë i shqyrtimit të buxhetit për këtë vit.

Në kuadër të kësaj mbledhje, deputetët duhet të diskutojnë edhe për Propozim-ligjin për punësimin e 100 studentëve më të mirë të diplomuar në universitete publike në Maqedoni, pastaj Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzimin dhe përfshirjen e të mirave shtetërore dhe ato komunale, për Ligjin për përmbarimin e Buxhetit për vitin 2016 të propozuar nga qeveria.

Duhet të diskutohet edhe për Ligjin për ndalimin e vlefshmërisë së Ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizim të kryerjes së funksionit zyrtar, qasje në dokumente dhe konkurse në bashkëpunim me organet e sigurisë shtetërore, gjithashtu i propozuar nga opozita, si edhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Ujdisë në mes qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjnës e Hercegovinë, për bashkëlokacion të përfaqësive diplomatike-konzulare.