Rishfaqet në Tiranë biznesmeni kosovar Ajdin Sejdia, tani për pastrim parash

26.10.2015 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rishfaqet në Tiranë biznesmeni kosovar Ajdin Sejdia, tani për pastrim parash

Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit, kallëzon penalisht biznesmenin Ajdin Sejdia, për akuzën e mashtrimit dhe dyshimeve për pastrim të parash.

ABC News ka mësuar se sektori i Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit kanë marr një informacion të klasifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave pranë Ministrisë së Financave, ku hedh dyshime për aktivitetet të paligjshme të biznesmenit Sejdia. Mbi bazën e këtij materiali voluminoz, mësohet se policia e shtetit ka kryer një vërë veprimesh hetimore, duke ngrit dyshime se Ajdin Sjedia ka konsumuar element të veprave penale të “mashtrimit” dhe “pastrimit të parave”.

Për këto dyshime, materiali është dërguar në njësinë e task-forcës së prokurorisë së Tiranës, e cila ka nis verifikimin e çështjes. Për llogari të këtij hetimi, ABC News ka mësuar se prokuroria i është drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në vend për të verifikuar llogarit e bankare dhe transaksionet e kryera nga Sejdia dhe pjesëtarët e ngusht të familjes. Mësohet se është kërkuar edhe nga Hipoteka informacion, për të verifikuar pronat dhe pasurit e paluajtshme që i dyshuari Sejdia disponon apo i ka blerë kohët e fundit. Ndërsa, me anë të një shkrese zyrtare, prokuroria i është drejtuar QKR-së, ku kërkohet verifikimi i 7 kompanive të ndryshme, me të cilat dyshohet se biznesmeni Sejdia është aksioner apo ka kryer transaksione bankare.

Hetuesit dyshojnë, se me anë të krijimit të disa kompanive dhe projekteve për investime në terren, Sejdia dyshohet se ka mashtruar një kompani Suedeze, nga e cila ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash. Por, edhe për këto dyshime, prokuroria tashmë po kryen verifikimet për të parë nëse pretendimet e policisë dhe drejtorisë së pastrimit të parave qëndrojnë.
Ajdin Sejdia njihet si biznesmeni i parë kosovar që erdhi në Shqipëri në fillimet e demokracisë për të investuar në fusha të ndryshme. Gjatë qëndrimit në Shqipëri pas vitit 1991 ai u arrestua për llogari të drejtësisë zvicerane të cilët e kishin dënuar për mashtrimi financiar.

Ndërkohë në vitin 2004 ai u kthye në Shqipëri për tu arrestuar në prill të 2013 për llogari të drejtësisë arabe që e kërkonte për mashtrim bankare. Edhe për këto akuza ai nuk u ekstradua në Arabi çka u la i lirë për të konkurruar kompanitë e tij në tenderë publikë, ku edhe ka fituar të drejtën e ndërtimit të një parku energjetik në zonën e Durrësit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve