Riorganizimi i Trepçës, pas kompletimit të Bordit të AKP-së

03.05.2015 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Riorganizimi i Trepçës, pas kompletimit të Bordit të AKP-së

Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke pritur formimin e bordit të drejtorëve, që të fillojë më pas procesin e riorganizimit të kompleksit metalurgjik “Trepça”, bëjnë të ditur zyrtarë të kësaj agjencie.

Sipas Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurive të tyre, administrator i ndërmarrjes “Trepça” është Agjencia Kosovare e Privatizimit, derisa gjithë procesi do të mbikëqyret nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Yll Kaloshi, shpalos detajet për Radion Evropa e Lirë, rreth procesit të riorganizimit të ndërmarrjes Trepça.

“Agjencia ka obligime bazuar në këtë ligj, si administrator i kësaj ndërmarrjeje. Ka pasur diskutime të shumta sa i përket planit për riorganizim që duhet të dorëzohet sipas ligjit nga AKP- ja në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës”.

“Tashmë ka afat shtesë që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës dhe agjencia është në proces e sipër të kryerjes së obligimeve ligjore që ka, bazuar në ligjin në fjalë. Ne shpresojmë që shumë shpejt do të formohet bordi i drejtorëve të AKP-së dhe do të zhvillohen proceset që janë të nevojshme për ndërmarrjen Trepça”, thotë Kaloshi.

Ky riorganizim, sqaron Kaloshi, përfshin angazhimin e ofruesve të shërbimeve profesionale, ekipe ekspertësh që do të ndihmojnë në hartimin e planit për riorganizim, si dhe në proceset tjera, siç është regjistrimi i aseteve mbitokësore, regjistrimi i rezervave dhe minerareve nëntokësore.

Pas të gjitha këtyre proceseve, shton Kaloshi do të nxirren të dhëna të sakta për ndërmarrjen “Trepça”.

“Do të thotë, do të regjistrohen obligimet apo si njihen kreditorët e ligjshëm do të identifikohen, do të dihet se çfarë obligime ka ndërmarrja Trepça, pasi që flitet shumë për këta kreditorë, derisa akoma nuk kemi të dhëna të sakta se sa është numri i këtyre kreditorëve dhe cilat janë obligimet ndaj tyre”, bën të ditur Kaloshi.

Pasuria e kompleksit metalurgjik “Trepça” ka qenë pjesë e diskutimeve të shumta në Kosovë. Njohësit e kësaj fushe kishin deklaruar vlera të ndryshme sa i përket pasurisë së kësaj ndërmarrjeje.

Por, deri më tani Kosova asnjëherë nuk ka bërë një vlerësim të detajuar për vlerën reale të kombinatit metalurgjik “Trepça”.

I vetmi studim për të gjitha resurset natyrore të Kosovës që është bërë në vitin 1992, ka vlerësuar se potenciali material i Trepçës, mund të jetë 85 miliardë dollarë amerikanë.

Ajo çka mund të thuhet për vlerën e këtij kombinati, sipas ish-udhëheqësve të tij dhe njohësve të kësaj fushe, është se ky kombinat ka rezerva të mëdha të mineraleve, plumbit, zinkut, argjendit dhe arit.

Ish-drejtori i kombinatit “Trepça”, Burhan Kavaja, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë kishte theksuar se nuk janë bërë hulumtime të detajuara dhe praktikisht është shumë vështirë të dihet vlera reale.

Ai kishte thënë se çdo muaj kur të nxirren dhe shfrytëzohen sasitë e mineraleve, zbulohen të tjera të reja, raporton rel.

“Në vitin 1992 kemi bërë një vlerësim për të gjitha resurset e Kosovës, [vlera] ka qenë 505 miliardë dollarë; pjesa kryesore e tyre ka qenë thëngjilli, kaustobiolidet. Atëherë pati mbetur që Trepça, në atë kohë potencialin material e ka pasur 85 miliardë dollarë. Mirëpo, tash nuk mund të themi sa [është vlera reale], se edhe në kohën kur e kanë shfrytëzuar serbët, edhe në kohën kur e kemi shfrytëzuar ne, nuk janë bërë kurrfarë kërkimesh, të cilat do të ishin të verifikuara dhe të kategorizuara”, kishte deklaruar Kavaja.

Përveç aseteve dhe degëve të ndryshme të shpërndara në rajone të ndryshme, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe jashtë saj, kombinati “Trepça” ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet ‘80, me mbi 21 mijë punëtorë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n