Rimëkëmbja ekonomike kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e diversitetit nepërmjet bashkëpunimit global

13.10.2021 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rimëkëmbja ekonomike kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e diversitetit nepërmjet bashkëpunimit global

Përballë ndryshimeve të shpejta klimatike, problemet që lidhen me gjetjen e një ekuilibri sa më të balancuar të biodiversitetit po marrin një vëmendje gjithnjë e më të madhe. Biodiversiteti është një element jetik për mirëqenien e planetit tonë dhe për cilësinë e jetës së njeriut. Humbja e biodiversitetit dhe degradimi i ekosistemit përbëjnë një rrezik të madh për mbijetesën dhe zhvillimin njerëzor.

Për të nxitur bashkësinë ndërkombëtare që të forcojë bashkëpunimin, të krijojë konsensus dhe të përqendrojë forcat për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë si dhe për të përcaktuar e koordinuar rrugët efektive të bashkëpunimit në këtë drejtim,u mbajt në Kunming, kryeqendra e provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore,Samiti i OKB -së për këtë çësthje.

Presidenti kinez Xi Jinping,duke përshëndetur Samitin nepërmjet videos nga Pekini, theksoi nevojat urgjente të vendeve në zhvillim dhe nxiti forcimin e ndihmës dhe përkrahjes për këto vende në plotësimin e detyrave të dyfishta për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ai bëri gjithashtu thirrje që zhhvillimi i qytetërimit ekologjik të merret si një udhëzues për të bashkërenduar marrëdhënien mes njeriut dhe natyrës.

Xi shtoi se ligji ndërkombëtar duhet të merret si themel për të mbështetur një sistem qeverisës të drejtë dhe të barabartë ndërkombëtar.

Në fjalimin e tij, Xi shpalli: “Për të promovuar arritjen e objektivave të kulmit të lëshimit të karbonit dhe asnjanësimit të karbonit, Kina do të publikojë planet e zbatimit të kulmit të lëshimit të karbonit dhe një sërë masash mbështetëse për të ndërtuar një sistem politikash të kulmit të lëshimit të karbonit dhe asnjanësimit të karbonit ‘1+N’. Gjithashtu do të vazhdojë të promovojë rregullimin e strukturës industriale dhe strukturës së energjisë, do të zhvillojë energjinë e rinovueshme dhe do të përshpejtojë planifikimin dhe ndërtimin e projekteve të energjisë së erës dhe fotovoltaike në shkretëtira. Faza e parë e projektit me një kapacitet të instaluar prej rreth 100 milion kilovatësh ka filluar në mënyrë të rregullt kohët e fundit”.

Ndërkohë, Kina do të udhëheqë duke investuar 1.5 miliardë juanë (rreth 233 milionë dollarë) për të krijuar Fondin e Biodiversitetit të Kunming-ut. Fondi do të përdoret për të mbështetur vendet në zhvillim në mbrojtjen e biodiversitetit, tha presidenti kinez, duke shtuar se nxit dhe mirëpret të gjitha palët të japin kontribut për këtë fond.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Bullgari

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Bullgari

Trump e largoi, Biden e rikthen, Albright merr një detyrë të rëndësishme në Pentagon

Trump e largoi, Biden e rikthen, Albright merr një detyrë të rëndësishme në Pentagon

Wuhan-i, qyteti organizator i mbledhjes së 14-të të COP për ruajtjen dhe përdorimin e ligatinave

Wuhan-i, qyteti organizator i mbledhjes së 14-të të COP për ruajtjen dhe përdorimin e ligatinave

Xi Jinping-u: Marrëdhëniet Kinë-ShBA ndodhen në një “pikë kyçe historike”

Xi Jinping-u: Marrëdhëniet Kinë-ShBA ndodhen në një “pikë kyçe historike”

Ministri rus i Mbrojtjes: Anija amerikane nuk ka ardhur për qëllime turistike në Detin e Zi

Ministri rus i Mbrojtjes: Anija amerikane nuk ka ardhur për qëllime turistike në Detin e Zi

Vuçiq pasi s’u ftua në Samitin e Bidenit: Nuk prishem me Rusinë dhe Kinën për t’ia bërë qejfin dikujt

Vuçiq pasi s’u ftua në Samitin e Bidenit: Nuk prishem me Rusinë dhe Kinën për t’ia bërë qejfin dikujt

92 persona vdesin pas shpërthimit të cisternës me karburant (VIDEO)

92 persona vdesin pas shpërthimit të cisternës me karburant (VIDEO)

Rreth 90 mijë ushtarë rusë janë të vendosur jo shumë larg kufirit, paralajmërojnë ukrainasit

Rreth 90 mijë ushtarë rusë janë të vendosur jo shumë larg kufirit, paralajmërojnë ukrainasit

“Tensione” në Samitin e G20, Macron shtyn me muskuj Boris Johnsonin

“Tensione” në Samitin e G20, Macron shtyn me muskuj Boris Johnsonin

Samiti i G20-s, “ekipi i zjarrfikësve” për të shpëtuar botën nga kriza

Samiti i G20-s, “ekipi i zjarrfikësve” për të shpëtuar botën nga kriza

Gjenden në një shtëpi eshtrat e një djali 9-vjeçar bashkë me disa fëmijë të braktisur

Gjenden në një shtëpi eshtrat e një djali 9-vjeçar bashkë me disa fëmijë të braktisur

SHBA-ja heq vizat për kroatët

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Mjedisi i biznesit në Hong-Kong ruan gjallërinë

Mjedisi i biznesit në Hong-Kong ruan gjallërinë

Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës, në pranga 27 persona, sekuestrohen 80 milionë euro

Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës, në pranga 27 persona, sekuestrohen 80 milionë euro

Pekini regjistron përmirësim në cilësinë e ajrin në 9 muajt e parë