Riatdhesohen mbi 15 mijë migrantë

16.11.2015 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Riatdhesohen mbi 15 mijë migrantë

Në Kosovë po vazhdon riatdhesimi i personave, të cilët kanë migruar ilegalisht në fund të vitit të kaluar nga Kosova në vendet e Bashkimit Evropian.

Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme në Qeverinë e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë tha se nga janari i këtij viti e deri më tani janë riatdhesuar mbi 15 mijë persona.

Ai ndërkaq tha se riatdhesimi do të vazhdonjë, duke u bazuar në marrëveshjet për riatdhesim që i ka bërë Kosova me vendet e Bashkimit Evropian dhe ato shtete që nuk janë pjesë e BE-së.

“Nga një janari e deri në këto momente janë riatdhesuar rreth 15.500 persona. Procesi i riatdhesimit është duke vazhduar, shtetet po vazhdojnë t’i kthejnë konform marrëveshjeve për riatdhesim. Mirëpo, nuk kemi ndonjë sinjal për ndonjë fluks më të madh apo diçka të ngjashme”, tha Krasniqi.

Qytetarët të cilët kthehen në Kosovë nuk përfitojnë nga Programi i Ri-integrimit, por janë disa “skema të natyrës urgjente që mund t’i përfitojnë të gjithë të riatdhesuarit”.

Vetëm në rastet kur një familje nuk ka ku të strehohet, komuna që i takon dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duhet t’i bëjë zgjidhje.

Ndryshe, në fillim të shtatorit, nga Gjermania është kthyer Rufie Omuri nga fshati Greme, Komuna e Ferizajt.

Omuri, në fillim të këtij viti bashkë më bashkëshortin dhe tre fëmijët në mënyrë ilegale kishin migruar në Gjermani.

Por, në Kosovë është kthyer vetëm zonja Omuri më fëmijë, kurse bashkëshorti, siç thotë ajo, ditën e kthimit nuk ka qenë bashkë më ta, kështu që ende vazhdon të qëndrojë në shtetin e Gjermanisë.

Zonja Omuri, ankohet se pas kthimit autoritet qendrore po ashtu edhe ato komunale nuk i kanë ndihmuar me ndonjë asistencë sociale.

“Pas kthimit jam lajmëruar në komunën e Ferizajt, zyra për kthim. Por, nuk kam marrë asnjë ndihmë. Më kanë thënë se nuk përfitoj asgjë për shkak se nuk kam qëndruar shumë në Gjermani. Veç ata që rrinë në shtetet Bashkimit Evropian, katër ose pesë vite, mund tëmarrin ndihma”.

“Keq sepse ne kemi marrë para borxh për të migruar, kështu që nuk po mundemi ta paguajmë”, tregon zonja Omuri.

Zonja Omuri, ndërkaq tregon se po t’i jepet mundësia, jo në mënyrë ilegale, me dëshirë do të braktiste Kosovën për tu zhvendosur në Gjermani, në mënyrë që të bashkohet më burrin e saj.

“Burri nuk është kthyer, ai është në Gjermani por nuk është duke punuar. Po të kisha mundësi, as një minut nuk kisha qëndruar këtu (në Kosovë). Por, jo në mënyrë ilegale. Nuk e marrë, as nuk e provoj më atë rrugë”, shprehet ajo

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2014 dhe në fillim të këtij viti, mijëra qytetarë në mënyrë të paligjshme kanë braktisur Republikën e Kosovës për shkak të siç thuhet “një perspektive më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian”, transmeton rel.

Kalimi ilegal është bërë fillimisht duke kaluar në Serbi dhe më pas, kryesisht përmes trafikantëve, duke kaluar në vendin e parë të BE-së, Hungari.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind