Rezoluta për Srebrenicën, Berisha: Rama habiti botën, e urdhëroi Vuçiqi

E publikuar: 15/05/2022 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike pas takimit me demokratët e Lezhës, ka takuar edhe ata të Shkodrës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

Berisha u shpreh se paratë e shqiptarëve shpërdorohen dhe pasurohet qeveria. Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama largoi Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

“Më çonte mesazh një demokrat. Doktor më thoshte, të gjitha fondet ua japin socialistëve. Kryeministri Edi Rama s’mund të luajë me fatin e vendit.

Rama mos të cënojë interesin kombëtar. Rama ka përzënë shqiptarët nga vendi. Nuk votoi tre ligje për statusin.

Ai përdor varfërinë për shpopullimin. Rama mendon si padroni i tij, Vuçiqi.”-tha Berisha.