Rezervat shtetërore të naftës, të pamjaftueshme

25.04.2015 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rezervat shtetërore të naftës, të pamjaftueshme

Përveç produkteve ushqimore, sipas ligjeve në fuqi, Kosova duhet të ketë edhe rezervat emergjente të derivateve të naftës.

Të gjitha deponitë dhe pikat shitëse të derivateve të naftës, janë të obliguara që të mbajnë në çdo kohë në stoqe, së paku pesë për qind të kapaciteteve të tyre deponuese, për qëllime të rezervave emergjente ose çrregullimeve në treg.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, pohojnë se tashmë ka produkte të naftës si mall rezervë. Sa i përket rezervave të obligueshme, deri në vitin 2022 duhet të janë përafërsisht 150.000 ton produkte të naftës dhe këto rezerva janë transparente.

Rezervat strategjike të derivateve të naftës përcaktohen si stoqe intervenimi në rast të fatkeqësive elementare, epidemive ose katastrofave teknologjike.Por, përfaqësues të naftëtarëve theksojnë se jo të gjitha deponitë dhe pikat e shitjes mbajnë sasinë e kërkuar si rezerva të obliguara, përderisa ekspertë për këtë çështje konsiderojnë se kjo përqindje është shumë e ulët.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, thotë se edhe pse një pjesë e operatorëve ruan stoqet, megjithatë ai thotë se nuk dihet se sa është sasia e rezervave shtetërore të naftës.

“Rezervat shtetërore të naftës nuk dihet saktë sa janë, edhe pse ekziston një sasi e konsiderueshme e rezervave, por nuki plotëson rezervat e nevojshme për periudhën 90 ditore. Do të thotë nuk ka mundësi që rezervat shtetërore të jenë të gatshme për 90 ditë”, thotë Berjani.

Në anën tjetër, Nazmi Bytyçi nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se kjo sasi e grumbullimit prej 5 për qind është e pamjaftueshme dhe, sipas tij, duhet të rritet përqindja e sigurimit.

Sipas standardeve evropiane, thotë ai, rezervat e derivateve të naftës duhet të arrijnë për një periudhë 90 ditore.

“Kosova nuk ka kapacitet, kështu që ka ardhur deri te ligji që përfshin pesë për qind. Por, pesë për qind si rezervë shtetërore është i papërfillshëm, ka mbetur, sepse ajo është sasi shumë e vogël, kështu që, pritet rritja e sasisë me ligjin e ri që është në përpunim”, thekson Bytyçi.

Ndërkaq, Fadil Berjani thotë se sigurimi i rezervave shtetërore të derivateve të naftës nuk mund të kërkohen nga sektori privat, pasi askush nuk paguan asgjë, dhe se këto rezerva, sipas tij, duhet t’i grumbullojë shteti.

“Normalisht që sektori privat nuk ka llogari të mbajë asgjë nëse nuk ka interes. Them se duhet të mendohet që të caktohet një çmim. Dhe ne kemi kërkuar, si Shoqatë e naftëtarëve që në mënyrë reciproke të shpërndahet rezerva shtetërore në të gjitha deponitë e Kosovës. Kjo do të ishte shumë e mirë për shtetin dhe për bizneset që operojnë në Kosovë”, shprehet Berjani.

Ndryshe, sipas Draftligjit të ri për Rezerva të Obligueshme të naftës sipas Direktivës Evropiane 119/2009, i cili pritet të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend për aprovim, mund të startohet me krijimin e rezervave të obligueshme të naftës, e që i bie 90 ditë të importit ditor të naftës, raporton rel.

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, së paku një herë në vit i raporton Kuvendit të Kosovës për gjendjen dhe administrimin me rezerva shtetërore të mallrave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

“Ne të duam mami”, dy djemtë e Liridona Ademaj kërkuan që bluza me emrat e tyre të vendosej mbi varrin e saj

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë

Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë