Rexhep Qosja me akuza të rënda: Isa Mustafa ka urdhëruar vrasje të studentëve shqiptarë!

07.03.2016 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Rexhep Qosja, do të jetë sonte, i ftuar në emisionin Dritare, në Vizion Plus. Akademiku nga Kosova në emisionin e Rudina Xhungës ka folur edhe gjatë për situatën dëshpëruese të shqiptareve dhe veçon si lajm të mirë, reformën në drejtësi dhe angazhimin e veçantë të ambasadorit Lu, për të cilin Qosja shprehet me konsideratë të veçantë në Shqipëri.

Në të njejtën kohë Qosja ka folur edhe për situatën në Kosovë.

Rexhep Qosja ka mendimin që lëvizja që ka nisur në Kosovë, si një ballafaqim me vetveten, duke ndaluar te figura e Isa Mustafës që duhej të ishte në gjyq, sipas Qosjes, për krimet që ka urdhëruar, ku Akademiku veçon 30 studentët e vrarë në protestat e ’90 dhe e paralelizon atë kohë me protestat e sotme, që kanë përballë po njësoj Isa Mustafën.

“Njerëz me merita të luftës, njerëz të UÇK-së po qërojnë hesape me veten, e padëshiruar, nuk e dëgjoj lehtë këtë, por aq më e lehtë është që ne të ballafaqohemi me ata që kanë punuar kundër këtij populli dikur,” shprehet Rexhep Qosja.

“Qeveria me të cilën ka qenë ky Isa Mustafa, ka urdhëruar të shuajë demonstratat e studentëve në vitin ’89 dhe në fillim të ’90-ës, ku herën e dytë janë vrarë 30 studente e 70 të tjerë janë plagosur. Kjo është statistika që kanë dhënë zyrtarët e jo unë, e vërteta mund të jetë shumë më tragjike. Në një shtet historik, me përvojë historike, me tradita shtetërore, njerëz të tillë në kushte të tjera do të nxirreshin në gjyq, për krimin që kanë bërë. Kanë vrarë të rinjtë që kanë protestuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Asnjë prej atyre që kanë qenë në qeveri nuk shihen më. Unë them se aty ka pasur edhe njerëz të mirë, siç thotë populli, i ka zënë taksirati dhe janë skajuar, disa prej tyre kanë shkuar të jetojnë jashtë. Ky vjen tani e na sundon me metoda që po i shohim çfarë janë, me dhunë, me presione që janë politike e psikologjike mbi njerëzit. Ne përjetojmë sot një terror psikologjik, si dikur. Prej një viti e ca ne jetojmë me një krizë politike dhe institucionale, me pasoja të ndryshme ekonomike, shoqërore, etj. Këto pasoja janë të një terrori psikologjik e cila ka filluar me ardhjen e këtij njeriu në pushtet dhe me aleancën që krijoi ky me PDK-në”, ka thënë Qosja.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje