Bota & Rajoni

“Revolucionarët shumëgjyrësh” ngjyrosin Shkupin 2014

26.04.2016 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Protestat e qytetarëve kundër politikave të pushtetit në Maqedoni, të organizuara nga lëvizja “Protestoj”, kanë hyrë në javën e tretë.

“Revolucioni shumëngjyrësh”, siç e kanë quajtur protestuesit të cilët hedhin për çdo ditë balona të mbushur me ngjyra të ndryshme në muret e godinës së qeverisë, dhe institucioneve tjera shtetërore që janë në qendër të Shkupit si dhe të gjitha përmendoret që janë pjesë e projektit “Shkupi 2014” nën moton “Nuk është gjithçka bardhë e zi”.

“Qytetarët nuk kanë rrugëdalje tjetër përpos që në këtë mënyrë të shprehin mllefin e tyre ndaj pushtetit kur institucionet nuk funksionojnë. Qëllimi ose thënë ideja që rri pas gjuatjes së objekteve duke hedhur ngjyra të ndryshme, është fakti se shoqëria ynë është shndërruar në një shoqëri që gjërat i sheh vetëm bardhë e zi”.

“Në protesta ka përfaqësues të përkatësive të ndryshme fetare, etnike, politike, madje dhe orientimit seksual, me këtë tregohet larmia e qytetarëve të Maqedonisë karshi njëmendësisë që na e ofron pushteti vite me radhë”, thekson Petrit Saraqini aktivist.

Përfaqësuesit e sektorit civil thonë se nuk do të lëshojnë pe kundrejt kërcënimeve të udhëheqësve shtetërorë, veçanërisht të zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme Mitko Çavkov nga radhët e VMRO DPMNE-së të kryesuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili tha se qyetarët duhet të jenë të vëmendshëm se regjistrohen të gjithë ata të cilët hedhin ngjyra në muret e institucioneve të shtetit.

Vetëm një ditë më vonë, të hënën për disa orë u mbajt në polici në një bisedë infomative udheheqësi i partisë “E majta” Zdravko Saveski, ku iu shqiptua arresi shtëpiak prej 8 ditësh.

Nga organizatat joqeveritare, thonë se protestat do të jenë edhe më masive jo vetëm në qytetin e Shkupit, por edhe qytetet tjera, përderisa presidenti Gjorgje Ivanov nuk tërheq vendimin për faljen e politikanëve, nuk formohet një qeveri në nivel ekspertësh si dhe prolongohet data e zgjedhjeve në një afat derisa të krijohen kushte për zgjedhje të besueshme të cilat do të realizohen në një frymë demokratike.

Ndërkohë personalitete të cilët janë të afërta me pushtetin për mediat e vendit dhe rrjetet sociale, gjithnjë e më zëshëm shprehen se prapa protestuesve të cilët shprehin revoltën e tyre kundër politikave qeveritare, qëndrojnë struktura të ndryshme të shërbimeve të huaja, madje edhe narkomanë, terroristë, të cilët synojnë të rrënojnë themelet e shtetit të Maqedonisë.

Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut thotë se etiketimi që po u bëhet protestuesve të cilët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të shtetit nga personalitete të ndryshme të cilat janë të afërta me pushtetin paraqet edhe një tentim nga ana e pushtetit për të përfituar politikisht në kartën e nacionalizmit.

“Hapësira më e sigurtë të cilën e kanë në duar akoma përfaqësuesit e pushtetit, është shprehja e fuqishme e nacionalizmit të m’veshur gjoja se rruajtjen e interesave shtetërore ose rruajtjen e palcës së kombit maqedonas dhe me këtë të mbledhin rreth vetes një numër të caktuar të qytetarëve, por fatmirësisht ky grupim humbet përkrahësit e kësaj fryme”, thekson Mirjana Najcevska, aktiviste për të drejtat e njeriut, transmeton rel.

Përfaqësuesit e sektorit civil, thonë se asnjë qeveri demokratike nuk do të sillej kaq indiferente siç sillet Qeveria e Maqedonisë ndaj protestuesve të “revolucionit shumëngjyrësh”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale