Reportazh nga Tërpeza: Vrasja misterioze e 14 vjeçares (Foto)

04.11.2015 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Reportazh nga Tërpeza: Vrasja misterioze e 14 vjeçares (Foto)

Gazeta Express ishte në fshatin Tërpezë, ku më datën 1 nëntor është vrarë nga i vëllai i saj 14 vjeçarja Qëndresa Zejnullahu. Policia fillimisht e ka konsideruar si vetëvrasje, versioni fundit i Policisë është që kjo ishte vrasje aksidentale. Të njëjtën, e konstaton edhe Prokuroria Themelore në Gjilan. Por, cila është e vërteta për vrasjen e të miturës, që ishte martuar në moshën 14 vjeçare? Express po ashtu ka kontaktuar edhe me familjarët, të cilët pohojnë se vrasja e motrës nga i vëllai ishte aksident.

Ishte data 1 nëntor, ditë e diel, kur ndodhi tragjedia në familjen Zejnullahu. Qëndresa Zejnullahu e cila ende nuk i kishte mbushur 15 vjet, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale nga vëllai i saj. Edhe pse rasti fillimisht ishte raportuar në Polici si vetëvrasje, pas obduksionit u vërtetua se ajo ishte vrarë.

Nga familjarët e mbledhur në shtëpitë e familjes Zejnullahu, del babai i Qëndresës me sy të përlotur dhe thotë se i ka vetëm dy fjalë.

“Të dielën vajza më ka vdekur, atë e ka vra vëllai i vet aksidentalisht. Ai nuk e ka vra me qëllim, se asnjë vëlla nuk çohet me e mbytë motrën e vet me qëllim”, tha Bafti Zejnullahu, babai i Qëndresës, që qante përderisa fliste për vrasjen. Me sy të përlotur, por i fortë, ai vazhdoi rrëfimin duke shpjeguar se si Policia kishte ardhur në shtëpinë e tij për t’ia marrë djalin. E kjo ishte e papranueshme për të, sepse vajza e tij ende nuk kishte hyrë në dhe, ndërsa policia i kishin hyrë në shtëpi.

“Unë hala pa e shti vajzën në dhe, ka ardh policia dhe e kanë arrestuar djalin si m’u kanë fashist. Krejt ka ndodh aksidentalisht. S’kanë prit as varrimi me u kry”, tha babi i të ndjerës, i cili nuk pranoi të flasë më shumë.

Djali i xhaxhait të Qëndresës thotë se ngjarja ka ndodhur të dielën kur e kishte dëgjuar një krismë dhe kishte menduar se kishte pëlcitur një bocë e gazit.

“Unë mendova që është boca e gazit (plinit), por kur u afrova e pashë që diçka ma e rëndë kishte ndodhur”, tha ai.

Sipas tij, vëllai i saj Leutrimi e kishte dashur Qëndresën aq shumë dhe ishte ai që kishte shkuar për ta marrë atë në shtëpinë e burrit. Kjo pasi që Qëndresa tash e pesë muaj nuk jeton në shtëpinë e babait të saj. Ajo pa mbushur 15 vjet ishte martuar në Gjilan për një djalë që jeton në Gjermani.

Express tenton ta marr vesh se ku ishte e martuar, por ishte e pamundur pasi që asnjëri nuk tregoi. Ata nuk pranuan të flasin për jetën e Qëndresës në shtëpinë e burrit, nëse ajo kishte ndonjë problem.

Vëllai i saj, Leutrimi, sipas djalit të xhaxhait të tyre, kishte gatuar për të torte pasi që punonte në një kuzhinë dhe dëshironte që Qëndresa t’ia kalonte si më së miri në shtëpinë e saj të vajzërisë.

“Leutrimi e ka dashtë shumë motrën e vet, saqë shkoi me e marrë edhe i ka gatuar torte asaj”, tha ai.

Por cfarë thonë familjarët si përfundoi pushka në duart e motrës dhe të vëllait?

Qëndresa, sipas rrëfimit nga familjarët, kishte shkuar në dhomën e sipërme të shtëpisë dhe e kishte marrë pushkën të cilën e kishte sjellë në dhomën e ndenjës dhe ia kishte drejtuar vetes. Kur këtë e kishte parë Leutrimi, ai ka tentuar që t’ia marrë pushkën nga duart dhe aksidentalisht e kishte prekur këmbëzën e pushkës duke e goditur në mes të kokës.

“Qëndresa ka shku në dhomën nalt, e ka marrë pushkën dhe ka ardh në dhomë. Kur e ka pa këtë skenë Leutrimi, ia ka kap pushkën e pahiri e ka prekë, e ka qëlluar me një plumb në kokë”.

Dhe këtu ndalet rrëfimi pasi që familjarët nuk dëshirojnë të japin informata të tjera në lidhje me vrasjen.

Kurse Prokuroria Themelore e Gjilanit, në një përgjigje për Gazetën Express, thonë se në orën 12:50 ka ndodhur vrasja në dhomën e ndenjës, përderisa vëllai i saj e kishte vrarë aksidentalisht duke e qëlluar në kokë.

“Leutrim Zejnullahu, vëlla i të ndjerës e ka vrarë aksidentalisht motrën e tij. I dyshuari me një pushkë të gjuetisë kishte shkrepur në drejtim të saj. Me një plumb e kishte qëlluar në kokë. Për këtë dyshohet për dy vepra penale: Vrasje nga pakujdesia dhe përdorim i armës pa leje”, tha kryeprokurori Jetish Maloku. Sipas, prokurorisë arma me të cilën u vra Qëndresa ishte e babait të saj.

Kurse Policia e Kosovës, me 1 nëntor kishte pranuar një informatë lidhur me një rast të raportuar si “Vetëvrasje” që kishte ndodhur në fshatin Tërpezë, Komuna Viti. Pas hetimeve nga njësitë e hetimeve rajonale, me 03 nëntor 2015, rreth orës 09:00 kishin gjetur se vdekja e të ndjerës femër nuk është vetëvrasje, por është shkaktuar nga një person tjetër. I dyshuari L.Z aksidentalisht kishte shkrepur armën dhe shkrepja ka qenë fatale për motrën e tij.

“Të dyshuarit në fjalë iu është afruar ndihma mjekësore tek psikiatri dhe më pas është njoftuar Prokurori i Shtetit, nga i cili është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia”, vepër penale e cila është e sanksionuar me ligj sipas Nenit 181 të KPRK-ës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”