Regjisori i La La Land, Chazelle, shpallet regjisori më i mirë i vitit

E publikuar: 05/02/2017 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Regjisorët e Hollywoodit e kanë nderuar me çmim regjisorin e filmit La La Land, Damien Chazelle, duke shtuar edhe më shumë gjasat e filmit për çmimin Oskar.

Chazelle është shpallur regjisori më i mirë i vitit nga Shoqëria e Regjisorëve të Amerikës (DGA).

Viteve të kaluara, filmi i regjisorëve që e kanë fituar këtë çmim i kanë fituar edhe çmimet e Akademisë Amerikane të Filmit, Oskar, që këtë vit ndahen më 26 shkurt.

La La Land është nominuar 14 herë për Oskar, duke e arritur rekordin e filmit Titanik si ndër filmat me më së shumti nominime.

Njejtë siç po ndodh rregullisht së fundi, edhe kjo ceremoni është karakterizuar me fjalime politike që kryesisht cak i kanë vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nuk do të qëndroja këtu pa imigrantët”, ka thënë presidenti i Shoqërisë së Regjisorëve të Amerikës, Paris Barclay në fjalimin hapës që u prit me ovacione nga të pranishmit, transmeton rel.

Në këtë ceremoni, regjisori, Ridley Scott është nderuar me çmimin për vepër jetësore.