Refuzimi i vizës që shkaktoi reagime te mëdha

E publikuar: 12/02/2017 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas refuzimit të vizave për dy anëtarët e shoqërisë civile kanë reaguar Kryeministri Isa Mustafa, Memli Kransiqi, Ulrike Lunacek, Adriatik Kelmendi… Agon Maliqit dhe Eroll Bilibanit iu refuzuan vizat shengen nga Ambasada polake
Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, ka thënë të jetë i shqetësuar pse dy anëtarëve të shoqërisë civile, Agon Maliqi e Eroll Bilibani, u janë refuzuar vizat për të shkuar në njërin prej vendeve të BE’së.

“Jam shumë i shqetësuar që dy qytetarëve tanë, pjesëtarë të njohur të shoqërisë civile, Agon Maliqi dhe Eroll Bilibani, nuk i janë dhënë viza për të marrë pjesë në evente që zhvillohen në shtete të BE-së, e që lidhen me angazhimet e tyre artistike dhe civile”, ka thënë Kryeministri Mustafa.

Ai ka bërë fajtor opozitën dhe një pjesë të deputetëve pse s’po e votojnë demarkacionin dhe po e mbajnë popullin e izoluar për të lëvizur pa viza në vendet e BE’së.

Ka përkrahur idenë e Adriatik Kelmendit për të mos iu dhënë viza politikanëve.

Ndërkohë, Zëvendëspresidentja dhe raportuesja për Kosovë në Parlamentin Europian, Ulrike Lunakcek, ka shkruar se i vjen keq pse u është refuzuar vizat Maliqit e Bilibanit.

“DokuFestit i vjen teper keq dhe nuk eshte ne dijeni per mohimin e vizave. DokuFesti eshte i vecante ne Evrope”, ka shkruar Luncek, në Twitter.

Edhe Ministri Memli Krasniqi e ka quajtur turp refuzimin e vizës për Maliqin e Bilibanin.

“Turp i madh t’ua refuzosh vizat Eroll B dhe Agon Maliqit. Po na izolojne edhe me shume ne vend se te ta i hapin rrugët”, ka shkruar Krasniqi, në Twitter. Gazetari Adritaik Kelmedi ka shkruar se është i shokuar pse dy anëtarëve të shoqërisë civile u është refuzuar viza derisa ka propozuar që vizat t`iu refuzohen politikanëve.

“Jam i shokuar dhe i pikëlluar nga fakti që dy individëve të dalluar të shoqërisë në Kosovë, Eroll Bilibanit dhe Agon Maliqit, nuk iu kanë dhënë vizat Schengen për të udhëtuar në Gjermani, gjegjësisht Poloni, ku ata ishin të ftuar në kapacitete profesionale. Bunkerzimi i Kosovës ka një adresë. Kësaj radhe ajo adresë më pak është në shtete si Gjermania dhe Polonia, por është në Prishtinë”, ka shkruar Kelmendi, në një reagim në FB.

“Nëse edhe ju vlerësoni se Brukseli duhet t’ua bllokojë udhëtimin deputetëve, qeveritarëve e gjyqëtarëve shpërndajeni sa më shumë këtë postim, ose postime të ngjashme me hashtag”, ka propozuar Kelmendi.

Berat Buzhala ka shkruar se Agon Maliqi është viktimë e Qeverisë dhe Opozitës, të cilët i ka cilësuar si hajna, jokompetent dhe rrënues të Shtetit.

“E pabesueshme me e lexu qe shteti polak, ambasada e tyre, ia ka refuzu kerkesen per vize Agon Maliqit, protagonisti me konstruktiv i shoqerise civile, njeri prej njerezeve te rralle ne Kosove qe beson me gjithe zemer ne vlerat evropiane, nje perfaqesues shembullor i promovimit te vlerave liberale ne Republiken e Kosoves. Sigurisht qe per kete refuzim te vizes me se paku jane fajtor dy veta: Agoni dhe byrokrati i Ambasades se Polonise. Agoni, e edhe na bashke me te, jemi viktima te shumefishta te kesaj qeverie dhe kesaj opozita. Te paret hajna dhe jokompetent. Te dytet hajna dhe rrënues”, ka shkruar Buzhala.