Reforma zgjedhore, Rama:Boshti i dialogut PS-PD, LSI zgjatim

E publikuar: 26/09/2017 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama deklaron dialogu mes PS-PD është boshti i këtij dialogut për reformën zgjedhore ndërsa LSI do të jetë zgjatim i këtij boshti.

Në mbledhjen e paradites së sotme të grupit parlamentar Rama tha se para se të ulen në tryezë duhet përcaktuar korniza e qartë brenda të cilës do të zhvillohet dialogu.

Edi Rama: Mirëpresim PD në një dialog të vërtetë e realist lidhur me procesin zgjedhor por paraprakisht të përcaktojmë kornizën e qartë brenda të cilës do të zhvillohet dialogu.

Kjo nuk përjashton opzoitën tjetër, përkundrazi e integron atë, por boshti i dialogut është PD e PS.
Patjetër në zgjatimin e këtij boshti është e mirëpritur dhe opozita tjetër parlamentare të japë kontributin e vet. Nëse synojmë konsensus, baza e konsensusit është PS dhe PD/Oranews.tv/