Reali s’është veç Ronaldo

E publikuar: 11/05/2015 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichsteiner, thotë se më shumë brengoset rreth ndeshjes së të mërkurës ndaj Real Madridit, sesa vetëm nga Cristiano Ronaldo, duke insistuar se janë disa lojtarë madrilenë të rrezikshëm. “Bianconeri” e fituan lojën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 2:1, me golat e Alvaro Morata e Carlos Tevez, kurse për mysafirët shënonte Ronaldo.

“Loja do të vendoset nga detaje të vogla. Ne kemi ekip. Dy vjet më parë, ishim eliminuar në çerekfinale nga Bayern Munich dhe ata ishin bërë kampionë. Ne jemi përmirësuar. Reali ka ekip të fortë, jo vetëm Ronaldon. Jemi përgatitur mirë dhe besojmë se mund t’ia dalim”, tha 30-vjeçari. /Zëri/