Reali dhe Barcelona me të njëjtin plan, e duan Bonuccin në skuadër

E publikuar: 07/04/2017 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas paraqitjeve fantastike në fushën e lojës, për Leonardo Bonuçin kanë filluar interesimet e klubeve të mëdha europiane. Pas Chelseat të Contes që nuk heq dorë nga mbrojtësi italian, së fundmi ato që e kërkojnë me ngulm janë edhe dy gjigantët spanjollë, Real Madrid e Barcelona.

Të dyja ekipet po kalojnë krizë në prapavijë dhe Bonucci do të ishte zgjedhja ideale për të sheshuar problemet në këtë repart. Edhe pse 29 vjeçar, forma e italianit ka qenë gjithmonë e në ngritje dhe tashmë ai mund të largohet nga ekipi i tij i zemrës.

Kalimi te Reali apo Barcelona mund të jetë edhe kulmi i karrierës së tij dhe ndoshta mundësia e vetme për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/