Real Madrid po synon që ta mposhtë Barcelonën në transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele, sipas RAC-1.
Dembele ka refuzuar që të ushtrojë me Dortmund, dhe dëshiron që t’i bashkohet Barcelonës, si zëvendësim i Neymar, por Madrid po shpreson që mund t’ia rrëmbejë katalunasve talentin francez.
Mbretërit po shpresojnë që mund ta bëjnë këtë shkaku i raporteve pozitive që kanë me Borussia Dortmund, dhe po përgatiten që ta përfshijnë një lojtar si pjesë të marrëveshjes.