Real Madrid – Real Sociedad, formacionet zyrtare: Januzaj dhe Vinicius Jr nga minuta e parë

E publikuar: 06/01/2019 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi dhe Real Sociedadi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të klubit bask në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll, ndeshja që zhvillohet në Bernabeu nga ora 18:30.

Skuadra e Santiago Solarit vjen nga një seri pozitive prej tri fitoreve dhe një barazimi, kështu që pret t’i marrë tri pikët para tifozëve të tyre.

Në anën tjetër, Sociedadi ka katër humbje radhazi dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet e tyre zyrtare, ku te Reali titullar është Vinicius Jr, ndërsa te Sociedadi Adnan Januzaj.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Vazquez, Benzema, Vinicius Jr.

Real Sociedad: Rulli; Llorente, Ilarra, Moreno, Merino, Oyarzabal, Januzaj, Willian, Aritz, Zurutuza, Munoz.

/Telegrafi/