Reagon Lumezi: Po shpifin për mua

22.04.2015 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

N​daj letrave të një prokurori të EULEX-it se kryepokruori Aleksandër Lumezi është nën hetime për korrupsion ka reaguar edhe vet kryeprokurori Lumezi.
Disa orë pasi që ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeprokurorit të Shtetit Lumezi nëpërmjet një deklarate për media shpreh indinjatën e tij me këto siq i quan ai “shpifje”
“Shpifja e lansuar kundër meje në ditën kur e kam pranuar zyrtarisht postin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe vetëm një ditë pas dekretimit tim në këtë post nga ana e Presidentes së Kosovës, është hallka e fundit në zinxhirin e rrenave dhe trillimeve që e kanë përcjell nga fillimi procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në deklaratën e Lumezit.
Sipas tij pas saj, padyshim, qëndron i njëjti grup i interesit që është përmendur për keq shumë herë deri më tash nga shumica e anëtarëve të Këshillit Prokurorial. Këtij grupi sipas kryeprokurorit të ri i konvenon status quo-ja që e ka paralizuar sistemin prokurorial nga viti i kaluar.
“Pavarësisht se e kam ditur se çfarë është në gjendje të bëjë ky grup, më duhet të pranoj se, prapë se prapë, kam mbetur i befasuar me metodat e ulëta me të cilat ata shërbehen për të penguar kthimin e rendit në Këshillin Prokurorial dhe sistemin prokurorial të Kosovës”, thotë Lumezi.
Sipas tij ky është kulmi i një lufte të fëlliqur, e cila është hapur menjëherë pas konkursit të parë për postin e Kryeprokurorit të Shtetit në muajin mars 2014. Tashti të gjithë shkruan më tuje Lumezi kanë rastin që të binden se kjo luftë ka për qëllim të prolongoj krizën e krijuar në një sektor vital të sistemit të pushtetit të ligjit, siç është sistemi prokurorial, dhe të siguroj pozicionet e privilegjuara për ata që kanë përfituar nga paraliza e këtij sistemi.
“Pra, shpifjen e kanë bërë forcat që në paralizën e sistemit të pushtetit të ligjit e shohin të vetmen shpresë. Me trillimin e fundit ata kanë tentuar që të ushtrojnë presionin ilegal dhe të paparë deri më tani mbi Presidenten e vendit, vetëm një ditë para dekretimit tim në postin e Kryeprokurorit të Shtetit. Natyrisht, ky tentim nuk ka korrur sukses dhe dekretimi im është kryer sipas Kushtetutës”, thotë Lumezi.
Shpifja e fundit dëshmon se forcat e errëta dhe kundërshtarët e pushtetit të ligjit nuk janë dorëzuar. Ajo tregon për vendosmërinë e tyre që të vazhdojnë me sulmet dinake dhe me shpifje për të penguar forcën e ligjit në luftë kundër tyre dhe krimit të organizuar në përgjithësi, thuhet tutje në deklaratë.
“Pa marr parasysh qëndrimit zyrtar të EULEX-it, që i hedh poshtë pretendimet e trilluara ndaj meje, si Kryeprokuror i Shtetit, kërkoj nga EULEX-i dhe Task-forca që është implikuar në këtë rast, që t’i japin prioritet të jashtëzakonshëm këtij rasti dhe t’i hetojnë pretendimet ndaj meje me urgjencë sa më të madhe të mundshme. Po ashtu, kërkoj nga ta që t’i publikojnë të gjitha njohuritë për rastin, sepse opinioni ka të drejtë të njoftohet me të drejtpërsëdrejti e jo përmes kanaleve ilegale të komunikimit. Për ta nuk ka punë më urgjente në këtë moment sesa hetimi i këtij rasti, nëse ia duan të mirën shtetit ku janë dërguar për t’i ndihmuar në mbrojtjen e pushtetit të ligjit. Në dijeni të një trillimi i tillë, ata këtë punë është dashur ta bëjnë që moti dhe gjatë gjithë këtyre muajve sa ka zgjatur procedura e përzgjedhjes dhe jo në momentin e fundit përmes adresimit të Presidentes nëpërmes kanaleve të pazakonta komunikimi dhe tentimit për të ushtruar në mënyrë të palejueshme influencën mbi vendimet e saj”, thotë Lumezi.
“Të vetmen gjë, të cilën unë mund t’ju premtoj që në ditën e parë të ushtrimit të postit tim, është se lufta ime dhe e gjithë sistemit prokurorial të Kosovës kundër shkelësve të ligjit dhe të gjithë atyre që përfitojnë nga shkelja e tij do të jetë pa kompromis”, thotë Lumezi

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare