Reagon Kurti për sulmet terroriste në Turqi

E publikuar: 01/10/2023 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit në Turqi.

Kurti shkruan se ndihet i trishtuar pas këtij lajmi.

Ai përmes një postimi në “X” u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar atje, duke u shprehur i lumtur që u shmang dëmi i synuar nga terroristët.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi, por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang kryesisht nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë.”