KOSTT ka informuar qytetarët se incidenti që ka ndodhur në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok, nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1.
Nga kjo kompani thonë se furnzimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.
“KOSTT informon të gjithë qytetarët e afektuar dhe të gjitha palët e interesuara se incidenti i raportuar së fundmi në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1, të shkaktuara nga incident i lokalizuar. Furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të energjisë elektrike.”