Reagon Abazoviq: Do shohim qëndrimin e shumicës së deputetëve

E publikuar: 10/07/2022 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dritan Abazovic_REL

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pasi kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit vendosi njëzëri të dielën, më 10 korrik, që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq.

Ai tha se e mirëpret vendimin e Kryesisë së DPS-së.

”E mirëpres vendimin e Kryesisë së DPS-së. Është përgjegjës edhe si burrë shteti kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën të mos hakmerresh ndaj tij. Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara – krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja evropiane do të fitojë!”, ka shkruar Abazoviq në facebook.

Arsyeja këtij zhvillimi është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave e Qeverisë së Abazoviqi të premten, më 8 korrik. DPS-ja deklaroi se kjo marrwveshje kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.