Reagim i Bordit të AGK-së ndaj shkrimit të gazetës “Zëri”

E publikuar: 14/12/2016 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kososovës, dëshiron të informojë opinionin publik se vendimi për reagim në rastin e largimit nga puna të gazetarës Senada Halimi ka qenë vendim i bordit. Ia rikujtojmë gazetës “Zëri” se bordi përfaqësohet nga nëntë anëtarë.

Pjesë e bordit janë:

Shkelqim Hysenaj – Kryetar

Arsim Halili – RTK

Fidan Rama – Dukagjini

Besjana Krasniqi – RTV 21

Valdrin Krasniqi – Tribuna Chnnel

Beadin Syla – Zeri

Majlinda Aliu – RTK

Taulant Qenaj – KTV

Dardan Hoti – Metro

Ne e dënojmë sulmin e ulët të gazetës “Zëri” ndaj kolegut Shkëlqim Hysenaj, i cili është kryetar i AGK-së. Ne do të vazhdojmë punën tonë në shërbim të komunitetit të gazetarëve duke kërkuar respektimin e të drejtave tona. Inkurajojmë gazetën në “Zëri” që të fokusohet më shumë në respektimin e të drejtave të gazetarëve e jo në largimin e tyre nga puna si në rastin e gazetares Senada Halimi.