Rasti “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për korrupsion e krim të organizuar

10.06.2022 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rasti “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për korrupsion e krim të organizuar

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është deklaruar të premten i pafajshëm për akuzat për krim të organizuar, pastrim të parave, marrje të mitos dhe vepra tjera penale në rastin e njohur si “Toka”.Njëjtë sikur Azem Syla janë deklaruar edhe të akuzuarit tjerë:

Arton Vila, Ramadan Uka, Avdyrrahman Brajshori, Shpresim Uka, Shaban Syla, Gazmend Gashi, Ramadan Mavraj, Ndue Palushi, Sami Maqedonci, Nyrtene Brajshori, Lumnije Sopjani, Elheme Uka, Lubisha Vujoviq, Avni Maxhuni, Sabedin Haxhiu, Ilaz Syla, Vidosav Novakoviq, raporton “Betimi për Drejtësi“.Në këtë seancë që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk është deklaruar i akuzuari Fahredin Gashi me arsyetimin e avokatit të tij, Gëzim Kollqaku, se klienti i tij ka ekspertizë psikiatrike që vërteton se nuk është i aftë për ta kuptuar aktakuzën.

Ndërkohë, seanca po vazhdon me fjalën hyrëse pasi një ditë më parë kishte dështuar seanca shkaku se Azem Syla nuk ishte ftuar në mënyrë të rregullt.Në këtë rast, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe të tjerët nga viti 2016 po akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me korrupsionin e krimin e organizuar,Fillimisht në këtë rast kanë qenë 22 të akuzuar, ku për N.U., dhe Sh.M., është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të sigurojë prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njëjtit është veçuar procedura.

Gjykatësi ka bashkuar procedurën penale ndaj Ilaz Sylës, i cili ka qenë i akuzuar në këtë rast.Po ashtu, ka bashkuar procedurën edhe ndaj tani të akuzuarit Vidosav Novakovic, duke thënë se në këtë çështje penale do të merret një aktgjykim meqenëse sipas tij, janë provat të ndërlidhura dhe rasti është i njëjtë.

Ndryshe, kjo lëndë fillimisht gjykohej nga gjykatësi Beqir Kalludra dhe pasi që gjykimi ishte afër përfundimit të tij, avancimi i gjyqtarit Kalludra kishte ndikuar që kjo lëndë të mbetej pa u përfunduar.Gjykata Themelore në Prishtinë këtë lëndë më pas ia kishte ndarë në punë gjykatëses Shpresa Hasaj-Hyseni, e cila nuk kishte mbajtur asnjë seancë.

Por, edhe pasi rasti ishte pothuajse në përfundim, kur gjykohej nga gjykatësi Kalludra, i njëjti duhet të nis përsëri. Kjo pasi neni 311, paragrafi 3 i Kodit të Procedurës Penale përcakton se: “kur shtyrja ka zgjatur më shumë se tre (3) muaj ose kur shqyrtimi gjyqësor mbahet para një kryetari tjetër të trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë rishtas dhe përsëri të shqyrtohen të gjitha provat”.

Duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale, të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve, të akuzuarve dhe provave të tjera që janë shqyrtuar nga gjykatësi Kalludra, duhet që të shqyrtohen edhe njëherë nga fillimi nga kryetari i ri i trupit gjykues, Arben Hoti.

Ndryshe, ky shqyrtim nga fillimi i gjykimit është karakterizuar me zvarritje, në masën më të madhe, në kohën që gjykohej nga gjykatësit e EULEX-it.Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.

Bashkë me Sylën, në këtë proces janë duke u gjykuar edhe Shaban Syla, Arton Vila, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj.

Pjesë e kësaj aktakuze kanë qenë edhe N.U., Sh.M., Ilaz Syla, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha, por për dy të parët është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të siguroi prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njëjtit është veçuar procedura.

Por, gjykatësi Hoti, jashtë seancës ka bashkuar procedurën për të akuzuarin Ilaz Syla dhe Vidosav Novakovic, ku për këtë të fundit ka thënë se provat janë të ndërlidhura dhe rasti është i njëjtë.Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.

Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive.Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


MSh-ja aprovon dhënien e vaksinave kundër COVID edhe për personat mbi 12 vjeç

MSh-ja aprovon dhënien e vaksinave kundër COVID edhe për personat mbi 12 vjeç

Biden pas takimit me Scholz: Të qëndrojnë të bashkuar, sepse Putini ka llogaritur që do të ndahemi

Biden pas takimit me Scholz: Të qëndrojnë të bashkuar, sepse Putini ka llogaritur që do të ndahemi

Lajçak nesër vjen në Kosovë, viziton veriun

Lajçak nesër vjen në Kosovë, viziton veriun

Atentati në Pogradec/ Babai i Griseld Maxharit: Djali im djali im s’ka lidhje me palën tjetër dhe as konflikte

Atentati në Pogradec/ Babai i Griseld Maxharit: Djali im djali im s’ka lidhje me palën tjetër dhe as konflikte

Ukraina: Mbi 34,700 trupa ruse të vrarë në luftë

Ukraina: Mbi 34,700 trupa ruse të vrarë në luftë

Trump si president më 2024, Grenell zëvendës i tij në Shtëpinë e Bardhë? (VIDEO)

Trump si president më 2024, Grenell zëvendës i tij në Shtëpinë e Bardhë? (VIDEO)

Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut

Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi: Në Ballkan të Hapur, s’ka fusnotë

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi: Në Ballkan të Hapur, s’ka fusnotë

Ndryshon rregullorja për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet (VIDEO)

Ndryshon rregullorja për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet (VIDEO)

Kurti: Kemi rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet të ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal

Kurti: Kemi rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet të ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal

Kancelari austriak përmend për të keq investimet e Turqisë në Kosovë, kërkon përafrim me BE-në

Kancelari austriak përmend për të keq investimet e Turqisë në Kosovë, kërkon përafrim me BE-në

Osmani takoi biznese të Tajlandës, i ftoi të investojnë në Kosovë

Osmani takoi biznese të Tajlandës, i ftoi të investojnë në Kosovë

Vuçiq ironizon me Kurtin: Njohja nga Kosova është shumë e rëndësishme

Vuçiq ironizon me Kurtin: Njohja nga Kosova është shumë e rëndësishme

Edward P. Joseph: Marrëveshja për energjinë e mirë, por kjo kornizë dialogu nuk çon tek finalja me njohje reciproke

Edward P. Joseph: Marrëveshja për energjinë e mirë, por kjo kornizë dialogu nuk çon tek finalja me njohje reciproke

Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle

Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle

Momenti kur policia ndjek dhe kap të dyshuarin në Kodrën e Trimave (VIDEO)

Momenti kur policia ndjek dhe kap të dyshuarin në Kodrën e Trimave (VIDEO)