Lajmet

Rasti “Subvencionet”, mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues

03.06.2026 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rasti “Subvencionet”, mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin “Subvencionet”, mbrojtësi i të akuzuarit Luan Statovci, avokati Naim Rudari, kërkoi përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Medie Bytyqi.

Procedura në këtë rast ishte bashkuar për 28 të akuzuar, por për dy është veçuar procedura kurse gjashtë kanë arritur marrëveshje për pranim fajësie. Tani në këtë rast po akuzohen: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Salih Statovci, Kumrije Maxharraj, Kujtim Zariqi, Sadat Shkodra, Afërdita Gjokaj, Bejtullah Pira, Feriz Jonuzi, Alban Novosella, Berat Nika, Lulzim Hajdaraj, Bajram Gashi, Artan Elezi, Bashkim Mani, Halil Krasniqi, Almir Abdurrahmani, Ingrit Kuqi, Liridon Fandaj dhe Rasim Zekaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kërkesa për përjashtimin e gjykatëses Bytyqi erdhi pasi që avokati Rudari pretendoi se vendimin për shtyrje të seancës, trupi gjykues e kishte marrë para fillimit të seancës, duke shtuar se një vendim i tillë u lexua nga gjykatësja Bytyqi dhe nuk u konstatua në procesverbal.

“… trupi gjykues u konsultua mes vete, por kryetarja e trupit gjykues e lexoi në shkresë vendimin dhe vlerësimin e dokumentacionit mjekësor, e që në fakt ajo që e lexoi kryetarja e trupit gjykues nuk u shkrua në procesverbal në kohë reale, por ajo besohet tani që nëse është shkruar në procesverbal, është shkruar në zyrë”, ka deklaruar avokati Rudari.

Avokati shtoi se “ajo që ndodhi në gjykim rezulton se vendimi i trupit gjykues është pas pranimit të qëndrimeve tona lidhur me shtyrjen e seancës, por në fakt po del që qëndrimet tona janë vetëm për sy e faqe sepse vendimi është marrë në zyrë”.

Andaj, bazuar në këto, avokati Rudari tha se do të parashtrojë edhe kërkesë me shkrim duke i bashkëngjitur edhe prova konkrete.

“Duke marrë për bazë këtë proces të gjykimit të shkurtër që kemi filluar tani, neve na është krijuar frikë edhe që të ngrisim dorën dhe të paraqesim pikëpamjet tona lidhur me këtë proces gjyqësor”, deklaroi avokati Rudari.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Almir Abdurrahmani, avokati Faton Fetahu shprehu pikëpamjet e tij mospajtuese në raport me propozimin e avokatit Rudari për përjashtim të kryetares së trupit gjykues, pasi që konsideroi se nuk janë përmbushur asnjë nga bazat e nenit 39 të Kodit të Procedurës Penale.

Fillimisht në seancë, kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi, njoftoi palët se nga mbrojtësi i të akuzuarit Hasan Maxharraj, avokati Arianit Koci ka pranuar kërkesë për shtyrje të seancës së sotme dhe seancave tjera të caktuara më heret, me arsyetimin se i akuzuari për shkaqe shëndetësore nuk mund të prezantojë në këto seanca.

Lidhur me këtë, prokurori i rastit, Rafet Halimi tha se dokumentet mjekësore të bashkëngjitura duken të jenë udhëzime të thjeshta dhe nuk paraqitet ndonjë arsye e veçantë që i pamundëson të akuzuarit pjesëmarrjen në seancë.

Po ashtu, mbrojtësi i të akuzuarit Luan Statovci, avokati Naim Rudari tha se pavarësisht që secili nga ta dëmtohet nga shtyrjet e seancave, megjithatë marrë parasysh faktin se i njëjti ka parashtruar kërkesë për shtyrje të seancës dhe ka bashkëngjitur prova, propozoi që të shtyhet seanca e sotme dhe seancat tjera të caktuara.

Në këtë seancë, prezent nuk ishte as i akuzuari Salih Statovci, për të cilin mbrojtësi i tij avokati Emrush Kastrati tha se i njëjti po ashtu mungon për shkaqe shëndetësore.

Lidhur me këto rrethana, gjykatësja Bytyqi tha se Gjykata vlerëson se nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor dhe se seancat tjera do të mbahen ashtu siç janë caktuar paraprakisht.

Gjithashtu, ajo tha se do të nxjerrë  urdhëresë për sjelle me shoqërim për sigurimin e të akuzuarve Hasan Maxharraj dhe Salih Statovci për seancën e radhës.

Megjithatë, pas zhvillimeve rreth kërkesës për përjashtim nga lënda, gjykatësja Bytyqi tha se anulohen seancat e radhës deri në marrjen e vendimit nga kryetari i Gjykatës Themelore lidhur me kërkesën për përjashtim nga avokati Rudari, si dhe anuloi nxjerrjen e urdhëresës për sigurimin e të akuzuarve Hasan Maxharraj dhe Salih Statovci për sjelljen me shoqërim, pasi kishin munguar në seancën e sotme.

Ndryshe, në seancën e mbajtur më 10 shkurt 2026, u deklaruan të pafajshëm të akuzuarit: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Salih Statovci, Kumrije Maxharraj, Kujtim Zariqi, Sadat Shkodra, Afërdita Gjokaj, Bejtullah Pira, Feriz Jonuzi, Alban Novosella, Berat Nika, Lulzim Hajdaraj, Bajram Gashi, Artan Elezi, Bashkim Mani, Halil Krasniqi, Almir Abdurrahmani, Ingrit Kuqi, Liridon Fandaj dhe Rasim Zekaj.

Kurse, u veçua procedura për dy të akuzuarit Enver Ibishi dhe Musa Nivokazi. Në anën tjetër, të akuzuarit Veton Prekazi, Hazir Metaj, Valdete Ismajli, Pajtim Krasniqi, Afrim Abazaj dhe Salih Ilazi, kanë arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë.

Ndryshe, procedura penale në këtë rast është bashkuar në një lëndë të vetme të rasteve të “Subvencioneve” për 28 të akuzuarit: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Salih Statovci, Afrim Abazaj, Veton Prekazi, Kumrije Maxharraj, Kujtim Zariqi, Sadat Shkodra, Afërdita Gjokaj, Bejtullah Pira, Valdete Ismaili, Feriz Jonuzi, Alban Novosella, Berat Nika, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Pajtim Krasniqi, Enver Ibishi, Artan Elezi, Bashkim Mani, Salih Ilazi, Halil Krasniqi, Almir Abdurrahmani, Ingrit Kuqi, Liridon Fandaj, Rasim Zekaj dhe Hazir Metaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Edmond Lajçi i kërkon falje familjes së Gjyljeta Ukellës: “Kam qenë nën ndikimin e barnave”

Haxhiu: Misionet ndërkombëtare nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve që i ka bërë Serbia në Kosovë

Haxhiu: Misionet ndërkombëtare nuk u morën seriozisht me adresimin e krimeve që i ka bërë Serbia në Kosovë

Departamenti i Shtetit: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike

Departamenti i Shtetit: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

Prishtina, Prizreni, Gjakova e Ferizaj në listë – Këto janë komunat ku do të rinumërohen votat

Prishtina, Prizreni, Gjakova e Ferizaj në listë – Këto janë komunat ku do të rinumërohen votat

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian