Lajmet

Rasti i policit vardisës rikthehet në Prokurori

15.03.2016 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Polici A.Q. dhe kolegu i tij pritet të kthehen edhe një herë në procedurë hetimore. Ata, me veprimet e tyre po dyshohet se kanë bërë disa vepra penale, ani se të njëjtat “nuk i ka vërejtur Inspektorati Policor”.

Polici u fut pa autorizim të gjyqit në shtëpinë e gruas, iu vardis asaj, fotografoi shtëpinë, kontrolloi bodrumin, i mori gruas numrin e telefonit. Dhe, tek pastaj filloi t’i dërgojë mesazhe dashurie.

Rasti i policit, A.Q., i cili pa autorizim kishte hyrë në shtëpinë e H.K. nga Prishtina, duke iu vardisur bashkëshortes së këtij të fundit, pritet të iniciohet edhe një herë nga Prokuroria.
Ymer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka thënë për “Zërin” se do të shikojë edhe një herë mundësinë e riinicimit të hetimeve lidhur me këtë rast që ka përfunduar vetëm me gjobë disiplinore nga Njësia e Standardeve të Policisë, për shkak të sjelljeve të turpshme të policit.
Por, pas publikimit të rastit në gazetën “Zëri”, Beka ka thënë se në hulumtimin e gazetës janë paraqitur disa elemente që duhet rishqyrtuar.
“Nëse ka elemente të veprës penale, Inspektorati Policor duhet të rifillojë hetimet”, ka thënë kryeprokurori Beka.
Deri tash, në dy shkallë Komisioni i Disiplinës në Polici, siç konfirmon për “Zërin” edhe Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës, ka dënuar policin vetëm për sjellje të turpshme, pasi ai me sjelljet e tij, i ka vënë hije të keqe Policisë së Kosovës.
Shqipdon Fazliu, prokuror, ndërkaq ka thënë se Prokuroria e Shtetit përcjell me vëmendje të gjitha shkrimet hulumtuese dhe në të gjitha rastet ku shihet bazë për fillim të hetimeve apo së paku për grumbullim të informatave, sipas Nenit 83 të KPP-së, atëherë edhe e bën një gjë të tillë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje