Rasti Muja kthehet në Gjykatën e Apelit

08.01.2016 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rasti Muja kthehet në Gjykatën e Apelit

Misioni i EULEX përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e ka kthyer lëndën e Komunës së Prizrenit në Gjykatën e Apelit.

Komunikata e plotë e EULEX:

“Vitin e kaluar, Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur gjashtë të pandehurit fajtorë për vepra të pretenduara penale për korrupsion. Në aktakuzë pretendohej se të dyshuarit kishin kryer vepra të ndryshme penale të keqpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Më 22 korrik 2015, Gjykata e Apelit pjesërisht ka pranuar ankesat e paraqitura nga avokatët mbrojtës, ka anuluar aktgjykimin e ankimuar të Gjykatës Themelore dhe ka kthyer lëndën në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Sipas një komunikate të EULEX-it më 26 nëntor 2015, një kolegj i përzier i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe ka aprovuar ankesën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Shtetit.

Gjykata ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Apelit me anë të të cilit lënda ishte kthyer në rigjykim. Lënda i është kthyer Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një kolegj tjetër”.

Gjashtë të akuzuarit në rastin “ Muja dhe të tjerët”, akuzohen se kanë kryer vepër penale me qëllim dhe për arsye të sjelljes së dobisë pasurore për të tjerët, nuk kanë zbatuar një vendim të Gjykatës Supreme, kanë dhënë në shfrytëzim tokën që ishte nën administrimin e Agjensionit Kosovar të Privatizimit dhe në një rast tjetër kanë dhënë në shfrytëzim pa pagesë tokën e komunës, pa përfillur procedurat ligjore.

Për këto akuza Muja në shkallën e parë ishte dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe njëkohësisht i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh, ndërsa ishin dënuar edhe pesë zyrtarë të tjerë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë