Rasti i Enver Hasanit dërgohet në Gjykatën Supreme

28.03.2016 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rasti i Enver Hasanit dërgohet në Gjykatën Supreme

Rastin në Supreme e ka dërguar avokati i Hasanit, i cili ishte i pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit që e kishte vlerësuar jolëndor vendimin e Gjykatës Themelore, e cila ia kishte njohur imunitetin ish-kryetarit të Kushtetueses.

Gjykata Supreme e Kosovës do të përcaktojë nëse ish-kreu i Kushtetueses, Enver Hasani, do të gjykohet apo do t’i njihet imuniteti funksional në të cilin ishte thirrur Gjykata Themelore e Prishtinës në vendimin e saj përmes të cilit kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për mundësi të veçantë hetuese.

Rastin në Supreme e ka dërguar avokati i Hasanit, Bajram Tmava, i cili ishte i pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit. Kjo e fundit e kishte vlerësuar jolëndor vendimin e Gjykatës Themelore, me të cilin ishte refuzuar kërkesa e Prokurorisë për mundësi të veçantë hetuese.

“Unë kam bërë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme dhe pres që ajo të vendos në favor të mbrojtjes”, tha Tmava për KALLXO.com.

Lidhur me këtë rast KALLXO.com ka kërkuar edhe opinionin e Gjykatës Supreme se kur mund të pritet vendimi lidhur me këtë rast, por nuk ka pranuar përgjigje.

Se lënda është dërguar në Gjykatën Supreme për KALLXO.com e konfirmoi edhe Zyra për Informim pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me kërkesën tuaj që ju keni parashtruar ju njoftojmë se me kërkesën e mbrojtësit të të pandehurit lënda gjendet në Gjykatën Supreme të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore.

Prokuroria Speciale e Kosovës në kuadër të hetimeve të saj ndaj Enver Hasanit në prill të vitit të kaluar kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë një leje të veçantë për të intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nën imunitet.

Gjykata Themelore në dhjetor të vitit të kaluar kishte vendosur lidhur me këtë kërkesë të Prokurorisë, duke e refuzuar atë dhe njëkohësisht duke njohur imunitetin funksional të Enver Hasanit.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë ishte marrë në dhjetor 2015, ndërsa i njëjti është dorëzuar në Prokurori tek më 1 shkurt 2016. Në ndërkohë, pa e pranuar këtë vendim, më 13 janar 2016 Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën ndaj Enver Hasanit.

Kundër vendimit të Gjykatës Themelore, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila kishte aprovuar, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore dhe duke e cilësuar jo-lëndor aktvendimin e tyre.

Hasani akuzohet nga Prokuroria Speciale për dy vepra penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe falsifikim i dokumentit.

Sipas aktakuzës, Enver Hasani në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vendosi në lidhje me dekretin e Presidentes që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit për tre gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes rreth vazhdimit të mandatit të 3 gjyqtarëve ndërkombëtarë, Hasani ka shënuar edhe emrin e gjyqtarit Robert Carolan, edhe pse ky gjyqtar nuk kishte marrë pjesë në shqyrtimin e kësaj çështjeje, ngase bëhej fjalë edhe për vazhdimin e mandatit të tij.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kujtim Shala: Po të hiqte dorë Kurti nga kandidati i tij i vërtetë, do ta kishim presidentin

Kujtim Shala: Po të hiqte dorë Kurti nga kandidati i tij i vërtetë, do ta kishim presidentin

Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ekipin e saj do jenë pjesë e listës

Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ekipin e saj do jenë pjesë e listës

Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës: As unë nuk do t’i paguaja

Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës: As unë nuk do t’i paguaja

Vjosa Osmani prezanton Arjeta Musliun: Do të jetë zëri i familjeve që luftojnë me varësinë

Vjosa Osmani prezanton Arjeta Musliun: Do të jetë zëri i familjeve që luftojnë me varësinë

Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80%

Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80%

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën

Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit në BE

Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet anëtare për statusin e kandidatit në BE

Ekstradohet një person nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Ekstradohet një person nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

Haxhiu thirrje ndërkombëtarëve: Trajtoni me prioritet shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Haxhiu thirrje ndërkombëtarëve: Trajtoni me prioritet shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Haradinaj thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar

Haradinaj thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar

Hoxha takohet me Rutten: Prania e KFOR në Kosovë luan rol të domosdoshëm stabilizues

Hoxha takohet me Rutten: Prania e KFOR në Kosovë luan rol të domosdoshëm stabilizues

Aida Dërguti aderon në PDK

Aida Dërguti aderon në PDK

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

Haradinaj bën homazhe pranë varrit të Bahri Fazliut: Pasues i përpjekjeve për liri

Haradinaj bën homazhe pranë varrit të Bahri Fazliut: Pasues i përpjekjeve për liri

Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave

Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave