Rasti Dehari, Haxhiu sot dëshmon në Prokurorinë Speciale

E publikuar: 20/11/2023 08:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të dëshmojë sot para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Haxhiu kishte njoftuar dy javë më parë që ishte ftuar nga Prokuroria për të dëshmuar duke thënë që kjo kishte ardhur bazuar në një postim në përvjetorin e vdekjes së aktivistit.

Prokurori i Shtetit, Afrim Shefkiu, ka kërkuar nga Haxhiu që të japë dëshminë e saj në lidhje me këtë çështje.