Raportohet se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë zhvilluar një tjetër takim mbrëmjen e sotme.
Të dy u takuan për herë të fundit pak ditë më parë, ku temë diskutimi ishte çështja e zgjedhjes së presidentit.
Për dallim nga takimet paraprake, në këtë të fundit, Abdixhiku e Kurti, siç deklaruan ata vetë, kanë diskutuar për emra konkret të cilët potencialisht mund të zgjidhen për kryetar të shtetit.
Ndërsa për raportimet për takimin e sotëm, Gazeta Express ka tentuar të marrë përgjigje nga partitë, porse deri më tani s’ka pranuar një të tillë.




























