Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka njoftuar të mërkurën në Facebook se ka vdekur Tina Kaidanow, ambasadorja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Hyseni ka thënë se me Kaidanow ka pasur raporte të ngushta zyrtare.
Tutje, Hyseni ka thënë se Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj.
“Paska ndërruar jetë Tina Kaidanow, ish ambasadore e SHBA-ve në Kosovë. Me Tinën kisha bashkëpunim dhe raporte të ngushta zyrtare. Përtej kësaj ishim edhe miq të mirë. Kontributi dhe angazhimi sistematik i Ambasadorës Tina Kaidanow në përgatitjen e Kosovës për shpalljen e pavarësisë ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Tina ishte një diplomate dhe grua e fortë e cila Kosovën dhe popullin e saj e donte me gjithë qenien e saj. Lamtumirë Tina. Zoti të bekoftë dhe të pastë shpirti dritë! Prehu në paqe! R.I.P. Ambasador Tina Kaidanow.” – ka shkruar ai në Facebook.
Akoma nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për vdekjen e Tina Kaidanow.