Raporti i Policisë së Kosovës për 24-orët e fundit

01.01.2016 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Raporti i Policisë së Kosovës  për 24-orët e fundit

Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.

RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Sheshi Nëna Terezë , Prishtinë 01.01.2016-00:55. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar është plagosur nga një plumb qorr .Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë dhe sipas mjekëve i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë.
INCIDENT ZJARRI
Rr. Berati lagja 29, Fushë Kosovë 31.12.2015-22:30.Raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull K-Ashkali. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Raportohet vetëm për dëme materiale .
GRABITJE ME ARMË
Prishtinë 31.12-21:30.Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur të maskuar dhe të armatosur, me dy armë të shkurtra dhe një AK-47, nga një market kanë grabit 500 euro para të gatshme dhe 300 euro mbushje për telefona .Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për tu raportuar.

RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
ZJARRVËNIE
Fsh. Hogosht, Kamenice 31.12.2015-19:07. Raportohet se një fëmijë i mitur i ka vene zjarrin një stalle prone e viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësiti zjarrfikës e ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për te lënduar.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr.Nazmi Hogja ,Gjilan 01.01.2016-00:30.Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nga një plumb qorr iu është dëmtuar gjami i veturës Peugeot.Nuk raportohet për të lënduar.
ARMË MBAJTJE PA LEJE
Kamenicë 31.12.2015-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti nga ballkoni i banesës ka shtëne me armë zjarrit në ajër. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë TT me një karikator dhe 8 fishek të cal.7.62mm.Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Gjilan 31.12.2015-22:25.Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave ,njëra BMW që drejtohej nga e dyshuar femër K-Shqiptare dhe vetura e dytë VW që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar .Deri te aksidenti ka ardhë për shkak të pakujdesisë dhe mos dhënies së përparësisë të kalimit nga e dyshuar e cila aksidentohet me automjetin e dytë .Si pasoje aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë pasagjer dy meshkuj dhe tri femra K-Shqiptar si dhe drejtuesi i automjetit të dytë .Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK .Nuk raportohet për të arrestuar.

RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
INCIDENT ZJARRI
Fsh. Brod, Shterpcë 31.12.2015-12:20. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se si pasoj e përdorimit te mjeteve piroteknike nga ana e fëmijëve , është përfshi nga zjarri një objekt ndihmës (stalle) . Sipas viktimës nga zjarri janë djegur disa mjete me vlere rreth 5500 euro. Nuk raportohet për te lënduar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për tu raportuar.

RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Prizren 31.12.201509:40. Janë arrestuar pese te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur ne mes vete. Si pasoj e rrahjes te dyshuarit kane pësuar lëndime trupore dhe te njëjtit kane pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Muhamet Qami Prizren 01.01.2016-00:10.Viktima mashkull K-Shqiptar se nga një plumb qorr iu është dëmtuar vetura –gjami i veturës Daimler Chrisller. Sipas viktimës predha mund të jetë nga gjuajtjet që janë bere me rastin e festes .Nuk raportohet për të lënduar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. Skënderbeu, Suharekë 31.12.2015-15:50. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Mercedes me targa te Shqipërisë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin – viktimën mashkull K-Shqiptar i mitur . Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti eshte dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit.
Fsh. Zymë, Prizren 31.12.2015-23:00.I dyshuari mashkull K-Shqiptar për derisa ishte duke qarkulluar me automjetin VW Golf me targa 05-593-Dc ,për shkak të ngasjes të pa sigurt dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushte të rrugës ,e humbë kontrollin ndaj automjetit dhe me ë njëjtin del jashtë rrugës dhe rrokulliset.si pasoje aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat pasagjer në automjet një femër dhe një mashkull K-Shqiptar .Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Pejë 31.12.2015-15:30. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti gjate një ahengu ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen TT te cal. 7.62 mm me një karikator te zbrazet ndërsa ne vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Me urdhër te prokurorit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.
NGACMIM
Deçan 31.12.15-13:30 .Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte në vendin e saj të punës , i dyshuari mashkull k-Shqiptar (ish bashkëshorti i sajë) ,e ka penguar në punë .I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
SULM
Pejë 31.12.15-15:15.Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth hedhjes së disa mbeturinave ,i dyshuari mashkull K-Shqiptar e ka fyer dhe më pas e ka sulmuar fizikisht .Nuk raportohet për të lënduar .Me urdhër të Prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITSHËM
Pejë 01.01.2016-00:00.Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nga ndërtesa në të cilën banon ka dëgjuar të shtëna me armë zjarrit. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjet dhe konfiskuar 7 gëzhoja të cal.7.62mm.Nuk raportohet për të dyshuar e as të lënduar.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Klinë 01.01.2016-00:10.Viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore nga një plumb qorre në oborrin e tije dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Nuk raportohet për të dyshuar..
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për tu raportuar.

RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
ZJARRVËNIE
Fsh. Drenoc, Malisheve 31.12.2015-21:45. Raportohet se nga një fishekzjarrë e shkrepur nga te dyshuar te pa njohur, një zjarre e ka përfshi një stalle prone e viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësiti zjarrfikës e ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës vlera e demet te shkaktuar arrin rreth 3.000 euro. Nuk raportohet për te lënduar.
INCIDENT ZJARRI
Fsh. Marali ,Malishevë 01.01.2016-00:10. Raportohet se nga shkrepja e mjeteve piroteknike është kapluar nga zjarri ushqimi për bagëti prone viktimës mashkull K-Shqiptar .Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Vlera edemit të shkaktuar sipas viktimës arrin 750 euro.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për tu raportuar.

RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë për tu raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 21.12.2015-11:45. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën VW Pasat me targa lokale nga pakujdesia ka goditur këmbësorin – viktimën mashkull K-Shqiptar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor eshte liruar.

RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
DËMTIM I PRONËS
Rr. Kollashinska, Mitrovicë 31.12.2015-18.Viktima femër K-Serbe ka raportuar se nga një mjet piroteknike i është dëmtuar parafango në automjetit pezho 407 me targa lokale .Nuk raportohet për të lënduar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për tu raportuar.

POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për të raportuar.

STATISTIKAT E PËRGJITHËSHME

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 013
Aksidente pa të lënduar 042
Tiketa trafiku të shqiptuara 365
Arrestime 008
Në mbajtje 005

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë

Reagon Zemaj: Sot e përgjithmonë LDK, rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës

Reagon Zemaj: Sot e përgjithmonë LDK, rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit: Përfundoni krizën shtetërore

PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit: Përfundoni krizën shtetërore

Abdixhiku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, mungojnë numrat për të çuar proceset përpara

Abdixhiku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, mungojnë numrat për të çuar proceset përpara

Deputetja e VV-së:  6 deputetët e LDK-së s’e kanë me emrin e Bekim Sejdiut, por me Kurtin

Deputetja e VV-së: 6 deputetët e LDK-së s’e kanë me emrin e Bekim Sejdiut, por me Kurtin

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre