Raporti i “Global Fire Power” – Kosova shënon progres në fuqinë ushtarake

E publikuar: 08/01/2023 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka shënuar progres për sa i përket fuqisë ushtarake.

Një raport i Global Fire Power e ka renditur Kosovën në pozitën e 134, pra pesë vende më lartë sesa vitin e kaluar.

Në anën tjetër, Shqipëria gjendet në pozitën e 91’të.

Më mirë qëndron Serbia, e 58’ta, ndërkaq Kroacia në pozitën e 69’të.

Vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë pak më mirë sesa Kosova. Mali i Zi i 128’ti, ndërkaq Maqedonia e Veriut në vendin e 108.

10 vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, janë SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca e Italia. /Express